Korrupsion ne burg, 6 zyrtare nen hetim
Prokuroria e Elbasanit merr nen hetim 6 drejtues dhe pjesetare te personelit te Burgut te Peqinit, qe akuzohen se u kane kryer favore te denuarve, ne kembim te perfitimit. Dyshimet per korrupsion vijne menjehere pas sigurimit te nje kasete filmike, qe tashme ka rene ne dore te hetuesve dhe qe ne qender ka abuzimet ne burgun e sigurise se larte. Familjaret dhe vete te denuarit kane mundur te sigurojne prova dhe fakte, te cilat ja kane percjelle Prokurorise se Elbasanit, diten e djeshme. Madje, ata kane mundur te dokumentojne me pamje filmike personat e perfshire ne kete skandal. Emrat e implikuar nuk behen te ditur per arsye hetimi. Por, sipas te dhenave, jane te pakten 6 persona, qe akuzohen per abuzime me detyren.
Informacionet paraprake tregojne se si pjesetare te personelit te burgut kryejne favore ne kembim te perfitimit, duke cenuar rende rregulloren dhe sigurine ne burg. Favoret fillojne me lejimin e depertimit te celulareve ne qeli, kalimin e lendeve narkotike, ne zgjedhjen e godinave dhe vendit te qendrimit dhe deri te dhenia e vertetimeve per uljen e mases se denimit. Madje, ne disa raste, dyshohet se te denuarit keqtrajtohen, thjesht per te paguar gjoben te padronet e tyre. Lajmin per nisjen e hetimeve e bene te ditur dje, per gazeten "KJ", burime nga institucioni i akuzes ne qender dhe ne Elbasan. Prokuroria e Elbasanit mesohet se ka njoftuar Drejtorine e Burgut te Peqinit pas depozitimit te denoncimit, provave dhe fakteve qe implikojne administraten e burgut ne mitmarrje e korrupsion.
Nderkohe ka qene i menjehershem reagimi i Drejtorise se Burgut te Peqinit. Drejtori i institucionit te vuajtjes se denimit, Shkelqim Kalemi, ka kerkuar provat dhe emrat e te perfshireve ne kete skandal dhe ka garantuar se ndaj tyre do te merren masa te menjehershme te pushimit nga puna dhe me pas edhe te ndjekjes penale, te kerkuar nga vete institucioni. Por, organi i akuzes ka refuzuar te beje te njohur emrat e te perfshireve ne kete afere te ulet, duke njoftuar se ceshtja tashme eshte nen hetim dhe se te implikuarit do te perballen me ligjin.
Kontrollet dhe zbulimi i sendeve te ndaluara
Nuk eshte hera e pare qe ne Burgun e Peqinit jane kapur celulare, droge dhe mjete mprehese, te cilat dyshoheshin se kane depertuar ne qeli nga familjaret e te burgosurve. Shpesh ka qene vete Drejtoria e Burgut dhe drejtori Shkelqim Kalemi, qe ka denoncuar rastet dhe ka kerkuar ndjekje penale per efektiva dhe gardiane. Por, hetimi me i fundit i nisur nga Prokuroria e Elbasanit, pritet te vertetoje te kunderten, ate te implikimit te personelit ne kete aktivitet te denueshem. Prokuroria e Elbasanit ka ngritur grupin hetimor, i cili do te grumbulloje fakte dhe deshmi te tjera per te zbardhur te verteten e ketij skandali.
SHKB kontrolloi Peqinin e Shen Kollin
Denoncimi, nga familjare te te denuarve apo vete personat qe vuajne ne qeli, vjen fill pas nje inspektimi te befasishem qe Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, nepermjet Kontrollit te Brendshem, ushtroi ne Burgun e Peqinit dhe ate te Shen Kollit. Rezultatet nuk u bene publike, por burime zyrtare thane se u konstatuan celulare te futur ilegalisht dhe shkelje te renda nga ana e gardianeve. Madje, ka pasur dhe ankesa per keqtrajtime dhe letra te shkruara nga qelite. Nje jave pas ketij kontrolli vjen dhe konfirmimi nga prokuroria se disponon kaseta e pergjime per ryshfete e korrupsion te personelit.