Islami sqaron skemen e proporcionalit rajonal
Bashkekryetari i Komisionit per Reformen Zgjedhore, Kastriot Islami, ne nje prononcim per mediat, shpjegon proceduren qe do te ndiqet per sistemin proporcional rajonal dhe ndryshimet mes tij e sistemit zgjedhor aktual. "Sistem rajonal aplikohet atehere kur vendi ndahet ne disa rajone dhe brenda cdo rajoni konkurrimi behet proporcional", sqaron Islami. Sipas tij, ne sistemin qe kemi aktualisht behet konkurrimi individual, pra eshte mazhoritar. Duke marre nje shembull, deputeti socialiste vijon shpjegimin e tij, duke thene se, "ne Tropoje, apo me sakte ne Qarkun e Kukesit, po mori 51% nje i PD, zgjedhjet i fiton Partia Demokratike dhe e gjitha ka ngjyren blu", duke bere diferencimin me sistemin proporcional, ai vijon, "kurse ne nje sistem proporcional, po mori i PD, per shembull, sepse do jete nje rajon dhe eshte Qarku i Kukesit, po mori PD 51% do marre tre deputete PD dhe dy deputete PS". Me kete sistem, sipas bashkekryetarit socialist per kete reforme, kerkohet kalimi nga konkurrimi nje-emeror ne konkurrimin me lista shume-emerore te renditura, duke nenvizuar se, "ka dhe nje te mire tjeter, qe partia, duke pasur te gjithe burimet njerezore, pra gjithe kandidatet potenciale, e para ruan elitat, pra ruhen kapacitetet, por sjell dhe elita te reja". Per te, nese do ishim ne Qarkun e Tiranes do te shperndahet numri 140 ne 30 qarqe, te themi se Qarkut te Tiranes do t'i takonin rreth 30 deputete dhe atehere cdo parti do te paraqiste listen me 30 deputetet me emrat dhe renditjen e tyre dhe votuesi do te kishte perballe cdo parti politike dhe me nje program dhe me 30 kandidatet e saj. Nje pjese shume e debatuar e ketij sistemi eshte edhe transparenca e emrave qe do te jene ne keto lista. "Lista e kandidateve do jete transparente kudo, do behet transparente ne fushate, eshte transparente dhe diten e votimit dhe mund ta konsultoje para votimit per te qene i qarte, se per cilin ekip ai do te votonte", nenvizon Islami. Gjithashtu ai thekson se, ende ka vend per diskutime me te gjitha forcat, per te perzgjedhur perfundimisht se kush eshte sistemi zgjedhor qe do te adoptoje vendi yne. Kusht i panegociueshem per te, eshte vendosja e listave te mbyllura per kandidatet, ceshtje qe kundershtohet me force nga partite e vogla parlamentare.
D.Dedej