E Diel, 1 Nëntor 2026

I premtoi martese dhe jete perrallore ne Itali e nxori te prostituonte ne rruge

Prokuroria perfundon hetimet per Agron Caron i akuzuar per Shfrytezim prostitucioni dhe Trafik femrash

I kishte besuar zemres per te ndjekur djalin qe dashuronte por eshte ndier krejtesisht e tradhtuar teksa ne kembim te nje jete me te mire ne Itali eshte gjetur ne mes te rruges per te prostituuar. Historia e K.C. eshte nje nga dhjetera te tjera qe i kemi degjuar te peshperiten ne biseda me ze te ulet por rrallehere kemi pare qe ato te mberrijne si denoncime ne prokurori. Permes kerkeses per gjykim qe Prokuroria per Krime te Renda ka cuar ne gjykate ne lidhje me hetimin per shtetasin Agron Caro mesohet se si nje histori dashurie ka perfunduar me trafikimin dhe prostituimin e vajzes nga Fieri. Ngjarja e ka zanafillen ne vitin 1997 kur i pandehuri sipas prokurorise duke perfituar nga fqinjesia e mire ka lidhur marredhenie intime me shtetasen K.C.

Pas disa muajsh qendrimi se bashku ne lagjen e tyre ne qytetin e Fierit Agron Caro i ka propozuar te demtuares te dalin jashte shtetit ne Itali me qellim ndertimin e nje jete me te mire thuhet ne kerkesen per gjykim. Ketu nis edhe pjesa me e dhimbshme e dashurise mes dy te rinjve. K.C. eshte bindur per te shkuar jashte shtetit duke qene e ndikuar nga lidhja dashurore qe perjetonte me djalin premtimin e tij per nje jete me te mire gjendja e veshtire ekonomike dhe familjare ne te cilen jetonte kjo shtetase si dhe premtimin e te pandehurit per martese.

Djali e njihte mire situaten e veshtire ekonomike te vajzes e cila jetonte e vetme pasi e ema i kishte vdekur ne vitin 1992 ndersa i ati ishte larguar nga shtepia pasi kishte krijuar nje tjeter familje duke u rimartuar. Po sipas prokurorise pak dite pas mberritjes ne Itali djali e ka vene vajzen K.C. nen trysni psikologjike duke e detyruar ate te ushtronte prostitucion per llogari te tij.

Hetuesit kane zbuluar edhe menyren qe ka perdorur Caro per te realizuar qellimin e tij dhe per te bindur vajzen qe te punonte si prostitute. Mjaft i rafinuar ka qene arsyetimi i djalit teksa e paraqiste ushtrimin e prostitucionit si nje pune normale apo kur i thoshte vajzes se ajo ishte gruaja me te cilen ai kishte planifikuar te lidhte jeten. E demtuara duke qene nen ndikimin e te pandehurit ka ushtruar prostitucion per llogari te tij ndersa te gjitha parate e fituara nga kjo pune i merrte i pandehuri dhe familjaret e tij deklaron prokuroria. K.C. ka vazhduar prostituimin edhe ne vitin 1998 ne Itali ndersa nje vit me pas i dashuri i saj ka kryer te gjitha veprimet e nevojshme per ta derguar ate ne France. Me te mberritur atje ai eshte arrestuar dhe ka vuajtur disa muaj burgim ndersa K.C. eshte deportuar per ne Shqiperi. As kjo nuk e ka penguar Caron qe pas ardhjes nga Franca ne Shqiperi te nisej se bashku me vajzen per ne Itali ku kane qendruar deri ne vitin 2003. Atyre u eshte dashur te vinin ne Shqiperi pasi K.C. priste nje femije te Caros.

Gjate qendrimit ne Shqiperi e demtuara tregon te jete keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht nga i pandehuri i cili ushtronte presion per te abortuar femijen. Ne gusht te vitit 2003 ka lindur femija i tyre i quajtur A.C. Gjate kohes se shtatzenise dhe pas lindjes se femijes marredheniet mes dy shtetasve kane pesuar shkeputje per shkak se e demtuara nuk kishte mundesi te punonte si prostitute per shtetasin Agron Caro.

Disa muaj pas lindjes se femijes shtetasi Agron Caro ka filluar te afrohet perseri me te demtuaren duke i propozuar kesaj te fundit qe ajo te nisej perseri per te ushtruar prostitucion ne Itali. Ne kembim te kesaj i pandehuri i ka premtuar te demtuares qe sapo ajo te siguronte nje shume te ardhurash do te njihte atesine e femijes dhe do te jetonin te tre se bashku konstaton pas hetimit prokuroria.

Ketu fillon seriali i dyte i historise se dhimbshme te K.C. Duke dashur qe Caro te ishte burri i saj dhe njekohesisht babai i femijes ne janar te vitit 2004 ajo dhe 38-vjecari jane larguar per ne Itali ndersa e kane lene femijen nen kujdesin e paguar te disa personave. Por edhe pas kesaj Caro nuk ka pranuar te njohe atesine e femijes. Kjo e ka detyruar gruan ti drejtohet gjykates por ndryshimi i papritur i vendimit te Agron Caros per ta njohur femijen si te tijin i kane dhene fund mosmarreveshjeve mes tyre. K.C. deri ne vitin 2007 ka kryer prostituim nen ndikimin e Agron Caros i cili sipas prokurorise ka kryer nje sere veprimesh kriminale duke filluar nga viti 1997 e deri ne vitin 2007 te ndara ne dy faza. Ndikimi i ketij shtetasi tek e demtuara elementet e perdorur per ta bindur per ushtrimin e prostitucionit bindjen per tu larguar jashte shtetit ndikimin per te ushtruar prostitucion shfrytezimin e saj si prostitute jashte territorit te RSH-se marrjen e perfitimeve nga ushtrimi i prostitucionit e vene ata nen akuzen e lsquoshfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese dhe lsquotrafik femrash parashikuar ne nenet 114/a dhe 114/b/1 te Kodit Penal perfundon prokuroria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›