Korrupsion për "Targa Ekspres", zbulohet grupi prej 12 personash
Prej disa muajsh, policia
kishte marrë informacion
se disa zyrtarë në
Drejtorinë e Shërbimeve
dhe Transportit Rrugor abuzonin
me detyrën dhe pajisnin me targa
dhe patenta kundrejt shumave
me para persona, të cilët nuk
plotësonin kriteret. Kjo metodë
ishte pagëzuar me emrin "Targat
Ekspres". Ky emër është përdorur
edhe nga antikorrupsioni gjatë
operacionit për të zbuluar grupin
e abuzuesve, duke e finalizuar
dje me 11 të arrestuar dhe një
person të proceduar penalisht në
gjendje të lirë. Mes të arrestuarve
nuk kanë munguar as zyrtarët,
as punonjësit e policisë dhe as
femrat. Drejtoria e Përgjithshme
e Policisë së Shtetit bëri të ditur
se një polic dhe disa zyrtarë janë
arrestuar dje nën akuzën e korrupsionit
aktiv dhe pasiv gjatë
kryerjes së detyrës. Antikrimi
Ekonomik realizoi një aksion në
bashkëpunim me Task Force në
Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve
dhe Transportit Rrugor dhe ka
vënë në pranga tetë persona, tre
janë lënë në "arrest shtëpie" dhe
një tjetër është proceduar penalisht
në gjendje të lirë.
Të arrestuarit
Seksioni kundër korrupsionit,
dje paradite, nën drejtimin e Taks
Forcës kundër korrupsionit dhe
krimit financiar në Prokurorinë e
Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfundoi
operacionin e koduar "Targat
Ekspres". I arrestuari i parë në
këtë operacion ka qenë Ylli Hasani,
i cili mendohet se ishte edhe
organizatori i këtij grupi kriminal.
41-vjeçari, i lindur në Tepelenë
dhe banues në Tiranë, ishte
inxhinier, me detyrë komisionar
për dhënien e lejeve të drejtimit
të mjeteve pranë DRSHTRR
(Drejtoria Rajonale e Shërbimeve
dhe Transportit Rrugor. Veç tij,
policia ka arrestuar Vladimir Dervishin,
58 vjeç, lindur në Korçë
dhe banues në Tiranë, inxhinier,
me detyrë instruktor dhe bashkëpronar
i autoshkollës "Majestik".
"Gjithashtu në pranga kanë
përfunduar Pëllumb Mancila, 46
vjeç, lindur në Dibër dhe banues
në Tiranë, punonjës policie,
me detyrë oficer i patrullës së
përgjithshme në Komisariatin
nr. 4; Silvana Memia, 42 vjeçe,
lindur në Tropojë dhe banuese
në Tiranë, me detyrë arshiviste
pranë DRSHTRR; Besjana Belli,
27 vjeçe, lindur dhe banuese në
Tiranë, me detyrë sekretare e
sektorit të regjistrimit të mjeteve
në DRSHTRR; Feride Kateshi,
38 vjeçe, punonjëse e agjencisë
së sigurimeve "Atlantik"; Daniel
Cami, 38 vjeç, lindur në Lushnjë
dhe banues në Tiranë, me detyrë
pranues dokumentesh në
qendrën e kontrollit teknik të
mjeteve pranë DRSHTRR dhe
Adrian Rushiti, 35 vjeç, banues
në Tiranë, i cili u siguronte dokumente
të falsifikuara personave të
mësipërm kundrejt ryshfeteve",
deklaroi zyrtarisht Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Sipas të dhënave hetimore, secili
nga të arrestuarit kishte funksionin
e tij, duke vepruar si një grup
kriminal, që nga sekserët e deri
te drejtuesit. Ndërkaq, policia
shpjegoi se arrestimi i tyre është
bërë mbi bazën e vendimeve
të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë, për caktimin e masës së
sigurisë "arrest me burg", për veprat
penale të "korrupsionit aktiv
ndaj personave që ushtrojnë
funksione publike", "korrupsionit
pasiv nga persona që ushtrojnë
funksione publike" dhe "korrupsionit
aktiv në sektorin privat" në
bashkëpunim.
Më tej, policia shpjegoi se u
ekzekutuan edhe tre vendime të
tjera të Gjykatës së Tiranës, për
caktimin e masës së sigurisë "arrest
shtëpie". Ky vendim u dha për
Ela Shanon, 50 vjeçe, bashkëpronare
e autoshkollës "Majestik",
Lima Dokon, 60 vjeçe, mësuese
në shkollën 8-vjeçare "Lana
Bregas" dhe Shpresa Marashin,
38 vjeçe, me detyrë operatore
pranë DRSHTRR. Grupi hetimor
shpjegoi se po hetohet në gjendje
të lirë edhe Shkëlqim Kalaja, 42
vjeç, lindur dhe banues në Krujë,
inxhinier, me detyrë komisionar
për dhënien e lejeve të drejtimit
të mjeteve pranë DRSHTRR.
Në përfundim të operacionit,
policia shpjegoi se pas një hetimi
disamujor u bë i mundur dokumentimi
i veprimtarisë kriminale
që këta persona në bashkëpunim
kanë kryer veprime të kundërligjshme,
kundrejt ryshfeteve
në shuma të konsiderueshme
parash. Sipas të dhënave të mbledhura,
ata merrnin rreth 30 mijë
lekë për çdo funksion të kundërligjshëm
që kryenin. Gjatë kontrollit
në banesat dhe në ambientet
e tyre të punës, u gjetën shumë
dokumente shkresore që implikohen
plotësisht në aktivitetin
kriminal.
Të arrestuar
Ylli Hasani, 41 vjeç, me detyrë komisionar për
dhënien e lejeve të drejtimit të mjeteve pranë
DRSHTRR
Vladimir Dervishi, 58 vjeç, me detyrë instruktor
dhe bashkëpronar i autoshkollës "Majestik"
Pëllumb Mancila, 46 vjeçe, punonjës policie,
me detyrë ofi cer i patrullës së përgjithshme në
Komisariatin 4
Silvana Memia, 42 vjeçe, me detyrë arshiviste
pranë DRSHTRR
Besjana Belli, 27 vjeçe, me detyrë sekretare e
sektorit të regjistrimit të mjeteve në DRSHTRR
Feride Kateshi, 38 vjeçe, punonjëse e agjencisë
së sigurimeve "Atlantik", pranë DRSHTRR
Daniel Cami, 38 vjeç, me detyrë pranues
dokumentesh në qendrën e kontrollit teknik të
mjeteve pranë DRSHTRR
Adrian Rushiti, 35 vjeç, sekser, i cili u siguronte
dokumente të falsifi kuara personave të mësipërm
kundrejt ryshfeteve
"Arrest shtëpie"
Ela Shano, 50 vjeçe, bashkëpronare e autoshkollës
"Majestik"
Lima Doko, 60 vjeçe, mësuese në shkollën
8-vjeçare "Lana Bregas"
Shpresa Marashi, 38 vjeçe, me detyrë operatore
pranë DRSHTRR
Në gjendje të lirë
Shkëlqim Kalaja, 42 vjeç, me detyrë komisionar
për dhënien e lejeve të drejtimit të mjeteve
pranë DRSHTRR
kishte marrë informacion
se disa zyrtarë në
Drejtorinë e Shërbimeve
dhe Transportit Rrugor abuzonin
me detyrën dhe pajisnin me targa
dhe patenta kundrejt shumave
me para persona, të cilët nuk
plotësonin kriteret. Kjo metodë
ishte pagëzuar me emrin "Targat
Ekspres". Ky emër është përdorur
edhe nga antikorrupsioni gjatë
operacionit për të zbuluar grupin
e abuzuesve, duke e finalizuar
dje me 11 të arrestuar dhe një
person të proceduar penalisht në
gjendje të lirë. Mes të arrestuarve
nuk kanë munguar as zyrtarët,
as punonjësit e policisë dhe as
femrat. Drejtoria e Përgjithshme
e Policisë së Shtetit bëri të ditur
se një polic dhe disa zyrtarë janë
arrestuar dje nën akuzën e korrupsionit
aktiv dhe pasiv gjatë
kryerjes së detyrës. Antikrimi
Ekonomik realizoi një aksion në
bashkëpunim me Task Force në
Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve
dhe Transportit Rrugor dhe ka
vënë në pranga tetë persona, tre
janë lënë në "arrest shtëpie" dhe
një tjetër është proceduar penalisht
në gjendje të lirë.
Të arrestuarit
Seksioni kundër korrupsionit,
dje paradite, nën drejtimin e Taks
Forcës kundër korrupsionit dhe
krimit financiar në Prokurorinë e
Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfundoi
operacionin e koduar "Targat
Ekspres". I arrestuari i parë në
këtë operacion ka qenë Ylli Hasani,
i cili mendohet se ishte edhe
organizatori i këtij grupi kriminal.
41-vjeçari, i lindur në Tepelenë
dhe banues në Tiranë, ishte
inxhinier, me detyrë komisionar
për dhënien e lejeve të drejtimit
të mjeteve pranë DRSHTRR
(Drejtoria Rajonale e Shërbimeve
dhe Transportit Rrugor. Veç tij,
policia ka arrestuar Vladimir Dervishin,
58 vjeç, lindur në Korçë
dhe banues në Tiranë, inxhinier,
me detyrë instruktor dhe bashkëpronar
i autoshkollës "Majestik".
"Gjithashtu në pranga kanë
përfunduar Pëllumb Mancila, 46
vjeç, lindur në Dibër dhe banues
në Tiranë, punonjës policie,
me detyrë oficer i patrullës së
përgjithshme në Komisariatin
nr. 4; Silvana Memia, 42 vjeçe,
lindur në Tropojë dhe banuese
në Tiranë, me detyrë arshiviste
pranë DRSHTRR; Besjana Belli,
27 vjeçe, lindur dhe banuese në
Tiranë, me detyrë sekretare e
sektorit të regjistrimit të mjeteve
në DRSHTRR; Feride Kateshi,
38 vjeçe, punonjëse e agjencisë
së sigurimeve "Atlantik"; Daniel
Cami, 38 vjeç, lindur në Lushnjë
dhe banues në Tiranë, me detyrë
pranues dokumentesh në
qendrën e kontrollit teknik të
mjeteve pranë DRSHTRR dhe
Adrian Rushiti, 35 vjeç, banues
në Tiranë, i cili u siguronte dokumente
të falsifikuara personave të
mësipërm kundrejt ryshfeteve",
deklaroi zyrtarisht Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Sipas të dhënave hetimore, secili
nga të arrestuarit kishte funksionin
e tij, duke vepruar si një grup
kriminal, që nga sekserët e deri
te drejtuesit. Ndërkaq, policia
shpjegoi se arrestimi i tyre është
bërë mbi bazën e vendimeve
të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Tiranë, për caktimin e masës së
sigurisë "arrest me burg", për veprat
penale të "korrupsionit aktiv
ndaj personave që ushtrojnë
funksione publike", "korrupsionit
pasiv nga persona që ushtrojnë
funksione publike" dhe "korrupsionit
aktiv në sektorin privat" në
bashkëpunim.
Më tej, policia shpjegoi se u
ekzekutuan edhe tre vendime të
tjera të Gjykatës së Tiranës, për
caktimin e masës së sigurisë "arrest
shtëpie". Ky vendim u dha për
Ela Shanon, 50 vjeçe, bashkëpronare
e autoshkollës "Majestik",
Lima Dokon, 60 vjeçe, mësuese
në shkollën 8-vjeçare "Lana
Bregas" dhe Shpresa Marashin,
38 vjeçe, me detyrë operatore
pranë DRSHTRR. Grupi hetimor
shpjegoi se po hetohet në gjendje
të lirë edhe Shkëlqim Kalaja, 42
vjeç, lindur dhe banues në Krujë,
inxhinier, me detyrë komisionar
për dhënien e lejeve të drejtimit
të mjeteve pranë DRSHTRR.
Në përfundim të operacionit,
policia shpjegoi se pas një hetimi
disamujor u bë i mundur dokumentimi
i veprimtarisë kriminale
që këta persona në bashkëpunim
kanë kryer veprime të kundërligjshme,
kundrejt ryshfeteve
në shuma të konsiderueshme
parash. Sipas të dhënave të mbledhura,
ata merrnin rreth 30 mijë
lekë për çdo funksion të kundërligjshëm
që kryenin. Gjatë kontrollit
në banesat dhe në ambientet
e tyre të punës, u gjetën shumë
dokumente shkresore që implikohen
plotësisht në aktivitetin
kriminal.
Të arrestuar
Ylli Hasani, 41 vjeç, me detyrë komisionar për
dhënien e lejeve të drejtimit të mjeteve pranë
DRSHTRR
Vladimir Dervishi, 58 vjeç, me detyrë instruktor
dhe bashkëpronar i autoshkollës "Majestik"
Pëllumb Mancila, 46 vjeçe, punonjës policie,
me detyrë ofi cer i patrullës së përgjithshme në
Komisariatin 4
Silvana Memia, 42 vjeçe, me detyrë arshiviste
pranë DRSHTRR
Besjana Belli, 27 vjeçe, me detyrë sekretare e
sektorit të regjistrimit të mjeteve në DRSHTRR
Feride Kateshi, 38 vjeçe, punonjëse e agjencisë
së sigurimeve "Atlantik", pranë DRSHTRR
Daniel Cami, 38 vjeç, me detyrë pranues
dokumentesh në qendrën e kontrollit teknik të
mjeteve pranë DRSHTRR
Adrian Rushiti, 35 vjeç, sekser, i cili u siguronte
dokumente të falsifi kuara personave të mësipërm
kundrejt ryshfeteve
"Arrest shtëpie"
Ela Shano, 50 vjeçe, bashkëpronare e autoshkollës
"Majestik"
Lima Doko, 60 vjeçe, mësuese në shkollën
8-vjeçare "Lana Bregas"
Shpresa Marashi, 38 vjeçe, me detyrë operatore
pranë DRSHTRR
Në gjendje të lirë
Shkëlqim Kalaja, 42 vjeç, me detyrë komisionar
për dhënien e lejeve të drejtimit të mjeteve
pranë DRSHTRR