"Millenium" me filma romancë
Në Kinema "Millenium" do të shfaqet filmi "Nights in Rodanthe" (Netët në Rodanth), një film romancë me regji të George Wolfe, me aktorët Richard Gere dhe Dion Lane, të dy si protagonistë përballë njëri-tjetrit. Filmi është një përshtatje kinematografike i romanit me të njëjtin të titull i shkrimtarit të njohur, Nicholas Sparks, gjithashtu autor i romanit të njohur "Mesazh në shishe". Pas shfaqjes së këtij filmi, do shfaqet filmi "Four Christmas", me regji të Sef Gordon, ku interpretojnë aktorët Reese Witherpoon, Robert Dwall, Vonce Vanghn dhe John Voight. Premiera e filmit është shfaqur në datën 26 nëntor në Amerikë, ndërsa aktualisht po shfaqet në disa vende të botës, si në Belgjikë, Brazil, Francë etj