E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Prenkë Jakova", Krishtlindje me tinguj shqiptar

Muzikë shqiptare për festën e Krishtlindjeve. Shoqata kulturore italo-shqiptare "Vatra" organizon në Torino një koncert me rastin e festave. I ftuar i mbrëmjes do të jetë kori polifonik "Prenkë Jakova" i Shkodrës, i cili do të interpretojnë më datën 16 dhjetor në Torino. Me sa duket, për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali, kjo shoqatë ofron një festim ndryshe të festës së Krishtlindjeve. Ndërkohë që pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe vizita në ekspozitën e fotografike "Shqipëria turistike 2008". E prezantuar më parë në Tiranë, ekspozita është realizuar nga fotografi Roland Tasho, i cili ka fokusuar disa nga vendet më të bukura të Shqipërisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›