E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, ILDKP vendos sanksione për 18 zyrtarë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) në kuadër të luftës kundër korrupsionit ka vendosur sanksione për 18 zyrtarë të administratës publike që kanë shkelur ligjin "Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive" dhe ligjin "Për parandalimin e konfliktit të interesave".

Zëdhënësi për shytp në ILDKP, Albi Serani bëri të ditur sot se "gjatë dy muajve të fundit, janë dorëzuar në organin e Prokurorisë kallëzime penale ndaj 3 zyrtarëve, për të cilët është evidentuar fshehje e pasurisë dhe deklarim i rremë., ndërsa është aplikuar masën administrative me "gjobë" për 15 zyrtarë, të cilët nuk kanë shmangur konfliktin e interesave në afatin e përcaktuar dhe sipas parashikimeve ligjore.
Plot 14 zyrtarë janë gjobitur me vlerën 100 mijë deri në 200 mijë lekë të reja, kurse rasti I 15-të është në process zgjidhjeje.

Zyra për shtyp e ILDKP bëri me dije se pjesa më e madhe e zyrtarëve, për të cilët është aplikuar masa shtrënguese janë punonjës të administratës doganore dhe tatimore. Ndër këta 2 zyrtarë të kallëzuar penalisht dhe 7 të gjobitur për konflikt interesi janë pjesë e organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe degëve të saj në rrethe. Ndërsa 1 zyrtar i kallëzuar penalisht dhe 4 të tjerë të gjobitur për konflikt interesi janë pjesë e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Katër zyrtarë të gjobitur të tjerë janë drejtues të pushtetit vendor; një kryetar bashkie dhe një kryetar komune në Jug të Shqipërisë, një kryetar komune në Qarkun e Tiranës dhe një kryetar komune në Qarkun e Shkodrës.

ILDKP njofton se rastet u arritën të evidentohen në bazë të përmirësimit të teknikave të hetimit administrative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›