Me sulmet ndaj Evropës, Edvini, edhe më i zi, sesa i ati, kur firmoste varjen e poetit Havzi Nela
Partia Demokratike reagoi dje duke dënuar sulmet e Edi Ramës ndaj përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht ndaj grupimit më të madh politik dhe më me influencë në Bruksel, Partive Popullore. Zëdhënësja e selisë së PD-së, u shpreh gjatë një deklarate për mediat se kërcënimet e Ramës adresuar Bashkimit Evropian janë po aq të zeza sa firma e atit të tij në ekzekutimin e poetit Havzi Nela.
“Edvin Rama dhe falangat e tij mercenarë në mediat që ai kontrollin, ka ndërmarrë 2 – 3 ditët e fundit sulmet më të egra, më të ulëta më të pista të denja vetëm për moralin e tij ndaj kryetarit të grupit më të madh parlamentar të Parlamentit Evropian, përfaqësuesit të Partive Popullore Evropiane që qeveris sot 2/3 e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, njeriut që u solli shqiptarëve lajmin për votimin e parlamentit evropian për heqjen e vizave për Shqipërinë, Joseph Daul. Gjuha e përdorur nga Rama dhe mercenarët e tij në media, dëshmon se Edvin Kristaq Rama është sot më i zi se i ati i tij kur firmoste varjen e poetit Avzi Nela në sheshin qendror të Kukësit”, deklaroi zëdhënësja e PD-së.
Sipas saj, kjo gjuhë prej halabakësh tregon urrejtjen patologjike të Edvin Kristaq Ramës dhe çakejve të tij që i kontrollon me paga e horrllëqe të tjera dëshmon më së miri se për atë dhe bllokmenët e rinj çdo vendim që merret për të ndihmuar Shqipërinë i tmerron ata dhe zgjon në shpirtin e tyre demonët e etërve të tyre mizorë.
“PD duke denoncuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e ulët të Ramës dhe bllokmenëve të rinj pas dështimit të tyre për të bllokuar votën e PE për vizat e Shqipërisë ju bën thirrje qytetarëve shqiptarë të dënojnë këto qëndrime antikombëtare dhe antishqiptare të kësaj klike që urren me të gjithë qenien e saj Shqipërinë, shqiptarët dhe progresin e tyre drejt Evropës”, tha më tej zëdhënësja e Partisë Demokratike.