Korrupsioni, Kabashi: I ulët numri i prokurorëve. EULEKS: Përgjegjësia e prokurorisë

Prokuroritë e Kosovës nuk kanë qenë të sukseshme në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit për shkak të numrit të vogël të prokurorëve. Kështu u shpreh kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, gjatë prezantimit të raportit të punës së Prokurorive Publike të Republikës së Kosovës.
“Të kushtëzuar me numrin e vogël të prokurorëve dhe me presionin e lëndëve me paraburgim, flas kryesisht për Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë e cila bartë peshën kryesore të lëndëve nga kompetenca e Prokurorive të Qarkut, prokuroritë nuk mund të themi se kanë qenë të suksesshme në nxënien e trendit të prioritetit të ndjekjes së lëndëve të korrupsionit” tha Kabashi.
Ndërkohë që organizatat e ndryshme vlerësojnë se Kosova ka një shkallë të lartë korrupsioni, Prokuroria e Kosovës deri tani nuk ka hetuar asnjë zyrtar të lartë qeveritar të përfshirë në korrupsion, ndërsa EULEX-i së fundi po kryen hetime ndaj Ministrit të Transportit, Fatmir Limaj.
“Ne kemi një fuqi të kufizuar. Dihet se kemi raste të shumta të krimit të organizuar, të larjes së parave dhe terrorizmit, ndërsa numri i prokurorëve tanë aktualisht është më i vogël se 20, që do të thotë se përgjegjësia kryesore i takon prokurorisë së Kosovës” tha Christina Herodes, zëdhënëse e EULEX-it.
Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovës dhe organizata të ndryshme janë shprehur të shqetësuar me shkallën e lartë të korrupsionit në Kosovë, ndërkohë opozita ka akuzuar udhëheqësit më të lartë të shtetit për përfshirje në afera korruptive.
Bul Salihu < I mëparshmi