Vetëvrasja në burgun e Idrizovës, përfundon ekspertiza ligjore

Ekspertiza ligjore për vetëvrasjen e Sait Rushitit në burgun e Idrizovës ka përfunduar. Burime të institutit të mjekësisë ligjore bëjnë të ditur për Alsat se në trupin e të ndjerit Rushiti nuk janë vërejtur shenja dhune. Avokatja e tij Divna Pavllovska tha se pas përfundimit të ekspertizës nga ana e Insitutit të Mjekësisë Ligjore, autoritetet do të marrin raportin.
Zyrtarisht askush nuk deshi të prononcohet për media. Edhe familjarët nuk ishin në gjendje të flasin për këtë rast. Sipas të dhënave, rojet e burgut e gjetën atë në momentet e fundit të jetës, i mbytur me çarçaf në qelinë e tij.
Megjithë dërgimin e shpejtë në reanimacion, Rushiti nuk mundi të mbijetonte. Sait Rushiti ishte një nga të akuzuarit për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e punëtorëve të “Mavrovës”. Rushiti ishte dënuar me 15 vjet burg për vrasje dhe rrëmbim. Ai ishte vetëdorëzuar në polici në vitin 2004.
< I mëparshmi