Korrupsioni, “arrest shtëpie” për shefin e Onkologjikut
Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet ka caktuar dje masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shefin e repartit të Onkologjisë, Agim Karaj, i cili u arrestua pak ditë më parë për korrupsion. Mjeku është lënë i lirë, duke vendosur që ai të hetohet në kushtet e arrestit të shtëpisë. Gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, e cila ka marrë këtë vendim, është lënë në fuqi kërkesa e përfaqësuesit të akuzës, Julian Xhengo, i cili kërkoi “arrest shtëpie” për mjekun. Përfaqësuesi i akuzës paraqiti para gjyqtares Marjana Dedi të gjitha provat që dispononte për të provuar akuzat kundër mjekut Karaj, ndër të cilat edhe përgjimet telefonike të bëra gjatë një muaji për 58-vjeçarin. Gjykata, pasi ka dëgjuar të dyja palët, mohimin e akuzës nga ana e mjekut onkolog dhe kërkesën për lirim nga avokati i tij, vendosi të lërë në fuqi masën e kërkuar nga prokurori, konkretisht “arrest shtëpie”, duke i lënë kohë organit hetimor për zbardhje të hetimeve. Shefi i Onkologjisë akuzohet nga prokuroria për veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas burimeve, e vetmja provë që prokuroria dispononte në ngarkim të të pandehurit ishin përgjimet që i kishin bërë për një muaj e gjysmë, përpara se ai të vihej në pranga. Mjeku onkolog, Agim Karaj, u arrestua pak ditë më parë, pasi akuzohej për mitmarrje. Ishin specialistët e Antikorrupsionit pranë Policisë së Tiranës që kishin siguruar provat kundër kirurgut të njohur. Sipas policisë, mjeku Karaj merrte nga 50 deri në 70 mijë lekë për një operacion. Por, vetë Karaj kur është vënë në pranga dhe është pyetur nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore ka bërë me dije se nuk kishte marrë asnjë ryshfet për të cilën edhe është akuzuar nga ana e akuzës. Kirurgu 58 vjeç ka deklaruar se e kishin arrestuar kot dhe se nuk kishte marrë para. Sipas deklarimit të tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore, të gjitha lekët të cilat i janë sekuestruar i kishte marrë se i duheshin për të blerë disa gjëra për në shtëpi.
Arrestimi
Agim Karaj ra në pranga katër ditë më parë në sajë të operacionit të koduar “Plaga e hapur”. Prokuroria bllokoi në cilësinë e provës materiale shumën prej 8 mijë eurosh, 40 mijë lekë, dy aparate telefoni celularë, një autoveturë dhe një sasi e konsiderueshme medikamentesh të ndryshme, që ishin në makinën e shefit të Kirurgjisë të Onkologjikut, në QSUT. Specialistët e Antikorrupsionit pranë Policisë së Tiranës kishin siguruar informacione në rrugë operative disa kohë më parë se kirurgu i njohur i Onkologjikut caktonte shuma të konsiderueshme parash kundrejt një operacioni. Të afërmit e pacientëve dyshohet se duhet të paguanin te mjeku Agim Karaj një shumë që varionte nga 60 deri në 70 mijë lekë të reja për të kryer një operacion, në të kundërt kanë deklaruar në polici persona të ndryshëm, mjeku nuk pranonte të kryente ndërhyrjen kirurgjikale. Njësia e Task-Forcës e cila ka në duart e saj dosjen e 58-vjeçarit do ta hetojë atë në gjendje të lirë deri në përfundim të hetimeve të saj.
Precedenti
Gjykata ka caktuar disa ditë më parë po të njëjtën masë arresti edhe për mjekun kirurg, Ardian Nelaj, 38 vjeç, shef i pavijonit të spitalit të burgut, edhe ky i akuzuar për marrje ryshfeti. Shefi i spitalit të burgut u akuzua se merrte 25 mijë lekë të reja për operacion. Edhe për këtë mjek-kirurg u fol se kishte rreth një muaj që përgjohej dhe se është kapur me lekët në xhep. Ndërkohë që akuzohej për korrupsion dhe u deklarua se kishte prova, edhe për këtë mjek nga organi i akuzës u kërkua masa “arrest shtëpie”, e njëjta masë që caktoi edhe gjykata. Familjarët e mjekut Nelaj akuzuan një ish-mjeke se i kishin bërë presion familjes së tij, madje duke e kërcënuar se do ta fundoste. Familjarët aludonin në një inskenim të kësaj mjekeje për ta hequr nga puna njeriun e tyre.
Detaje
60 deri në 70 mijë lekë të reja për të kryer një operacion, në të kundërt kanë deklaruar në polici persona të ndryshëm, mjeku nuk pranonte të kryente ndërhyrjen kirurgjikale
58-vjeçari ka deklaruar se e kishin arrestuar kot dhe se nuk kishte marrë para. Lekët që i janë sekuestruar, i kishte marrë se i duheshin për të blerë disa gjëra për në shtëpi