E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, arrestohen shtatë zyrtarë në Vlorë

Policia e Vlorës

UPDATE- Policia e Vlorës njoftoi për arrestimin e 7 zyrtarëve dhe hapjen e hetimeve per 19 mjeke, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Një operacion anti-korrupsion i koduar “Kolapsi” ka vënë në pranga shtetasit; Ilirian Selmani, me detyrë kreu i Kryqit të Kuq Shqiptar, dega Vlorë dhe Gjergji Dhiamanti, sekretar i Kryqit të Kuq.

Në pranga kanë rënë edhe, Kleanthi Peçi, përgjegjës i Tatim Taksave, Limoz Alia, administrator dhe instruktor i një autoshkolle, Xhevair Basha ish -kryetar i komisionit për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtimin e automjeteve në Vlorë, aktualisht me të njëjtën detyrë në Gjirokastër dhe Luan Troka, ish- anëtar i komisionit, aktualisht me të njëjtën detyrë në Fier dhe Altin Demiri, instruktor i nje autoshkolle ne Vlorë.

Sipas policisë së Vlorës në hetim janë edhe 19 mjekë anëtarë të komisioneve ligjore që kanë lëshuar raporte mjekësore.

Arrestimi i këtyre shtetasve si dhe fillimi i procedimit penal në ngarkim të 19 mjekëve është kryer pasi nga hetimet e kryera Ka rezultuar që në bashkëpunim me njëri-tjetrin në më shumë se 22 raste të dokumentuara, kundrejt shumave të caktuara monetare falsifikonin dokumentet zyrtare për persona të cilët nuk ishin të pranishëm por emigrantë jashtë shtetit duke i pajisur ata me leje drejtimi. Procedurat për pajisje me leje drejtimi kryheshin nga vetë komisionerët, dhe punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Vlorë.- thuhet ne deklaratën e policisë së Vlorës.

Aksioni ka përfshirë tre qytete, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, ndërsa të arrestuarit ndaj te cileve eshte marre masa e sigurise “arrest me burg” akuzohen për; Shpërdorim të detyrës, Falsifikimi të formularëve nga personi që ka për detyre të hartojë formularin, dhe Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›