E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni kerkon ndeshkim

Nje vale hetimesh mbi korrupsionin ne Ballkan mund te lere pershtypjen se autoritetet me ne fund jane duke u marre me kete semundje ne rajon por nga pervoja mund te thuhet se shume raste do te permbyllen me mungese te denimeve. Korrupsioni ne Ballkan ka lulezuar qe nga lufterat e viteve 90 ne Jugosllavi dhe renia e komunizmit.


Ai vazhdon te torturoje rajonin dhe te ngadalesoje progresin drejt anetaresimit eventual ne BE. Shkalla e denimit eshte e ulet gjithmone e ulet- thote Petrus van Duyne profesor i specializuar ne studimet e korrupsionit ne Universitetin Tilburg te Holandes.


Ne rastin e fundit zevendeskryeministri i Shqiperise Ilir Meta akuzohet per korrupsion nxitur nga nje bisede e filmuar nga nje ish-minister i partise se tij. Kryeministri i Shqiperise i cili ka nevoje per partine e Metes per te vazhduar koalicionin qeverises i ka dale krah zevendesit te tij dhe e ka quajtur videon deshmi amatoreske.


Ne shumicen e vendeve te Ballkanit per shkak te mbizoterimit te nepotizmit dhe nje shkalle te ulet te pavaresise se gjykatave ti duhet te jesh nje gjykates shume i guximshem per te denuar nje person te rendesishem- thote van Duyne. Qe te denohet nje zyrtar ti duhet te jesh budalla ose duhet te kesh humbur aleatet e tu politike. Dy raste shqiptare te profilit te larte kane perfunduar pa denime dhe te dy burrat mbeten ministra te qeverise se Berishes. Lulzim Basha Fatmir Mediu


Zyrtaret tjere ballkanike jane ne zjarr. Te gjitha vendet ish-komuniste synojne ti bashkohen BE-se e cila ka bere thirrje per dhenien fund te kultures se mosndeshkimit ne Ballkan. Prokuroret italiane ne te kaluaren kane kerkuar arrestimin e Millo Gjukanoviqit politikanit mbizoterues ne Mal te Zi pergjate dy dekadave te fundit nen akuzat per kontrabande duhani dhe pastrim parash.


Kroacia e cila shpreson ti bashkohet familjes evropiane me 2013-en ka denuar ish-zevendeskryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes. Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader eshte arrestuar muajin e kaluar ne Austri ne baze te nje fletarrestimi kroat mbi hetimet per korrupsionin.


Vitin e kaluar ne Kosove guvernatori i Bankes Qendrore eshte arrestuar nen akuzat per korrupsion. Gjukanoviq eshte terhequr nga pozita qe kishte muajin e kaluar duke ia lene vendin ministrit te financave Igor Llukshiqit per ta udhehequr Malin e Zi drejt anetaresimit ne BE.


Beteja kunder korrupsionit ka qene per vite vetem nje synim i proklamuar formalisht- thote Nikolla Kristiq udheheqes i Transparency International ne Kroaci. Ai citohet te kete thene se ne 2010-en dhe ne kete vit ky synim eshte shnderruar ne nje prioritet te pashmangshem nen trysnine e negociatave me BE-ne.


Muajin e kaluar lideret e BE-se i kane dhene Malit te Zi statusin e kandidatit por kane vonuar fillimin e bisedimeve duke permendur korrupsionin si nje nga ceshtjet. Vendet tjera gjithashtu perballen me kritere te ngjashme te BE-se.


Kjo ceshtje gjithashtu pengon shume investimet aq te nevojshme nga jashte ne nje rajon i cili eshte goditur rende nga kriza financiare ne bote. Nuk do te kete hyrje te medha te investimeve te huaja derisa shteti te mos e zgjidhe problemin e korrupsionit- thote Danillo Shukoviq anetar i Keshillit Anti-Korrupsion ne Serbi.


Profesori van Duyne ka studiuar korrupsionin ne Serbi duke ndjekur rastet qe fillimisht jane shpallur si korruptive dhe ai vazhdon te jete skeptik mbi perparimin e mundshem.


Per arsye politike BE-ja mund te konkludoje ne te ardhmen se Serbia Kroacia dhe te tjeret kane bere hapa te medhenj perpara. Une do te thosha se shumica e vendeve ballkanike nuk jane madje as ne horizont per anetaresim per sa i perket luftes kunder korrupsionit- thote profesori van Duyne.


Edhe nese funksionaret nuk jane te korruptuar shume nga ata qe duhet ta luftojne korrupsionin nuk bejne gje derisa te mos u thuhet te bejne. Nuk ka iniciative ka pak shprese per te ecur perpara- citohet te kete thene profesori van Duyne.
Reuters

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›