Nje shqiperi per ty bir
Mos me shiko ashtu biri im se me vjen turp nga veshtrimi yt. Nga veshtrimi yt i zbehte. I lodhur. I shtrire ne krevatin e spitalit.
Tek me pret te zbrese shkallet si i marre per te te sjell shiringat qe spitali i ndertuar enkas per ty nuk i ka. Ti shume gjera nuk i di. Por ti je femije. Dhe nese pritja eshte ndonjehere e bukur ajo eshte tek ty. Vetem tek ty.
Ti se di. Ti je ende i vogel.
Per te llogaritur pritjen e babait tend qysh prej smbahet mend. Une kam qindra vjet qe pres. Me mire te them me mijera. Nga te tjeret. Nga Turqit qe te me linin te lire nga Serbet qe mos me vrisnin e me sakatonin. Nga te huajt qe te mos me pushtonin. Nga komunistet qe te mos me denonit dhe demokratet qe te mos me izolonin. Ti me te drejt pret nga une.
Dhe ende se ke kuptuar. Qe prej kohesh une nuk kam as vullnetin dhe as forcen per te bere dicka vet. Une gjithmone kam pritur si ty sot. Dhe kam pritur nga te tjeret gjithmone. Ne nje pritje te ndryshme nga ajo e jotja. Te turpshme.
Mos me veshtro ashtu i habitur tek me ndjek me syte e ty te verdallosem si nje kale i zbutur ne shtepi. Ti je i lumtur qe une po rri kaq gjate me ty. Dhe cdo femije si ty do ta deshironte kete.
Por mos u lodh te kuptosh. Pse veshtrimi im eshte i lodhur dhe syte e mi jane te lengshem. E sjam i lumtur. Mos u merakos per kete. Do te doja ne fakt te te shpjegoja se do te ishte me mire per ty te rrija me pak ne shtepi. Per te afruar prane teje ato lodrat dhe librat e pafund qe mbushin jeten e moshatareve te tu. Ne ato vendet kaq te aferta me ne.
E kaq te largeta gjithashtu. Por une jam i papune dhe jeta e te papuneve eshte keshtu. Te gjithe se bashku gjithe diten. Por te varfer.
Une sqesh i zoti per kete vend. Dhe sjam i vetem. Une nuk dita te nenshtrohem dhe as te bej kompromis. Dhe renda pas endrrave naive te rinise duke besuar me kot se nje jete e mire dhe dinjitoze eshte e mundur. Nese jeton ndershem.
Dhe ndoshta kane te drejte shoket e mi te dikurshem Ne kritikat pafund ndaj mospershtatjes. Zotesia nuk eshte me sa duket ajo cka di.
Ajo cka ke mesuar dhe ajo cka di te besh. Ishte mesa duket me lehte se kaq. Mjafton te perkulesh dhe te jesh plastik ndaj cdo gjeje ndaj nje shefi idiot ndaj nje shkeljeje te ligjit ndaj nje mendimi absurd ndaj cdo padrejtesie. Kaq te veshtira per mua.
Por une bera dhe me shume.
Me keq se kaq. Une mendova. Ndryshe nga te tjeret. Nga ata qe na drejtojne. Pata guximin te besoja se te mendosh ne menyre te pavarur do te ish vec pasuri e shtuar. Per mua. Per ty.
Dhe per te tjeret. Por ndersa perpiqesha gjithe vrull e rini ti hapja dyert e mendjes sime per te pushtuar ato horizontet e largeta qe duket se jane bere enkas per tu pushtuar nga mendja njerezore nuk shihja per fat te keq. E as kuptoja se dyert e jetes normale njerezore e asaj jete te thjeshte e te bute qe e enderrojne te gjithe mbylleshin me te njejten shpejtesi. Nje e nga nje.
E tani jam vetem. Ne vendin ku rruget e trotuaret gumezhijne nga turmat e pafund. Po ku njerezit jane aq te rralle. Shumica e te cileve jane vetem si une. Sepse keshtu eshte ky vendi ku ti ke lindur njerezit qe mendojne ndryshe i le vetem. Shoket te ftohen kusherinjte dhe te afermit te largohen.
Dhe jo rralle dikush mund te vendose per ty. Qe te lere te shetisesh neteve te gjata rrugeve i qullur. Nga shiu dhe lotet. Pikerisht per kete. Per te pare te tjeret. Per te pare dhe trembur te gjithe te tjeret.
Shumica e kesaj toke. Qe askush mos guxoje te perserise. Krimin tend. Per te cilin ligje dhe akte nga me te arriret betohen per be dhe rrufe se jane bash per ta mbrojtur dhe kultivuar. Por qe ne fakt jane vec hije per syte e arbitrave qe sguxojne te hyjne me thelle ne naten tone.
Mos me shiko ashtu biri im. Gjithe habi. Kur neteve qe smbarojne kurre me vijne ne koke ide nga me te cuditshmet. Dhe marr e mbledh plackat dhe mendimet. Per tu nisur. Udhes pa kthim. Per te ikur nga ky vendi une. I vetmi mbi bote. Ku shpresen per jeten ta vrasin dhe ngrene te njejtet njerez prej nga smbahet mend.
Dhe asgje e re dhe e mire sndodh pa degjuar gjithmone te njejtin refren qe nga fillimi i koherave ua solla une. Ku e mira dhe e keqja kane humbur cdo dallim. E jane bere nje. Dhe ku asnjeri nuk habitet me. Me asgje anormale qe na rrethon.
Vec ti. Vec ti me mua biri im. Habitesh ende. Per gjera te vogla per mua dhe te medha per ty per inatet e mia te befta per nervozizmat e mi pa shkak. Per qeshjet e shkujdesura ndonjehere. Dhe me pelqen qe ti habitesh. Sepse nje njeri qe shabitet nuk rritet. Vetem ti dhe moshataret e tu habiteni ne kete vend.
Ne kete vend te shtrenjte per te cilin me merr malli. Ende pa ikur. Larg te cilit se shtyj dot as nje cast. Brenda te cilit srri dot as nje moment.
Ne nje perballje te jashtezakonshme me veten. Qe te plak. Te kerrus. Te lodh. E te mundon. Qe te provon ne cdo moment dashurine per te. Ndaj ti mos u tremb kur tek me therret per te me bere mik te trazolleqeve te tua une spergjigjem.
Ndersa veshtrimi im qellet. Ne ato horizontet e largeta e te purpurta. Ku mendja me arratis jo me per vete. Por per ty dhe moshataret e tu. Ne ato vendet e bukura qe si gjen ne harta.
Ku une do te doja tju ndertoja jeten tuaj. Ate jete qe e enderrova aq shume per vete. Dhe shoket e mi. E per te cilen pagova aq shtrenjte. Une kam ikur nderkohe edhe pse jam aq afer teje. Sepse cdo njeri i merzitur eshte nje njeri qe iken. Biri im.
Por ti mos u dorezo biri im. Ngulma veshtrimin tend te embel e te pafajshem. Si nje thike. Ngulma thelle e me thelle ne shpirt. Deri ne kocke. Deri ne asht. Qe te me dhemb. Qe te me djeg. Qe te me shkund.
Qe te me vije turp nga ty dhe moshataret e tu. E te me zieje gjaku ndersa vrapoj si i marre shkalleve te pista te spitalit te femijeve rrethuar nga njerez te varfer te shtrire pertoke mbuluar me vuajtjen e ftohte te mjerimit per te blere shiringat dhe ilacet qe sjane.
Mos u terhiq. Gervishtma plagen. Ndizma zemren. Shtoma vuajtjen. Qe te me dhemb. E te me vij turp. Nga ty e moshataret e tu per kete Shqiperi qe po ju ndertojme. Te varfer te lodhur te rrjepur te padrejte. Kete Shqiperi te truthareve e te pacipeve te maskarenjve dhe bukeshkaleve te hajduteve dhe kusareve.
Ku opinionin publik e ben mashtruesi dhe ligjin hajduti. E ku njerezit e mire jane strukur dhe mbledhur si te ishin fajtoret e vertete. Te kesaj Shqiperie te bukur. Por te ftohte pa seder pa karakter pa ndjenje pa dinjitet. Qe po jua shemtojme si ska me. do dite. do ore qe kalon.
Forca biri im. Mos u dorezo. Kerkome nje Shqiperi tjeter. Me te drejte me te ndershme me solidare. Me ate veshtrimin tend te pafajshem. Me ate pritjen tende. Si vec ti e ke mbi kete toke. Keshtu qenkam une. Ndoshta seshte faji im.
Por crendesi ka kjo. Turperome mua sot per jeten qe ty te pret neser. Njesoj si e imja. Mbushur genjeshtra e privime. E me gezime te pakta. Pak seder do me kete ngelur sidoqofte.
Turperome atehere si kurrkush ne kete jete per heshtjen time ndaj padrejtesive qe lodhen bashkekombesit e mi. Per pritjen time te paturpshme.
Me te shemtuaren mbi kete toke. Aq te gjate ne shekuj. Per varferine dhe percarjen qe mbijetoi pa fund mes nesh. Per krimet e komunizmit. Per mashtrimin e sotem. Per heshtjen time. Per te varferite e ketij vendi per te papunet e ketij vendi.
Per te lodhurit. Per te munduarit. Per te tallurit. Per gjithe mashtrimet e sotme. Per fajin tim. Qe e pata gjithmone. Per kete jete te padrejte. Sic ishte e imja. Qe do te jete e jotja. Neser.
Ti je i vogel. Ende i parritur. E ske si ta dish fuqine qe ke mbi mua. Ti se di forcen tende. Ajo ngre malet perpjete. E ardhmja jote neser eshte kushtrimi im sot. Ngulma pra veshtrimin tend thelle. Deri ne kocke. Deri ne asht.
Deri ne palce. Si vec ti di ta besh. Si nje thike e si nje rryme. Qe me pershkon e me trondit. E une do te ngrihem ne kembe. Per ty. Dhe shoket e tu. Sepse te gjitha i durova ne kete jete. Por te tallin Ty. Jo.