Rezerva Valutore e vendit arrin 1.7 miliarde euro
Rritja e vleres se monedhes se perbashket, euro ka favorizuar rritjen e rezerves valutore te vendit tone. Ne fund te tremujorit te trete te vitit stoku i rezerves shenoi nivelin 1,736 milione euro, i mjaftueshem per mbulimin e 4.2 muaj importe te mallrave dhe sherbimeve, njoftoi Banka e Shqiperise. Mbulimi i importeve te vendit ne kete mase eshte konform parametrave nderkombetare per rezerven valutore duke perfshire edhe kriterin e Fondit Monetar Nderkombetar. Sipas nje studimi te Bankes se Shqiperise per treguesin e rezerves rezulton se rezerva valutore ndaj importeve ne vendin tone rezulton me i larte se, mesatarja e rajonit. Ekspertet vleresojne se, ne kushtet e krizes globale shume vende jane ekspozuar ndaj rreziqeve si thellimi i deficitit tregtar, tkurrja e tregut te jashtem te huamarrjes apo kriza e besimit ne sistemin bankar, e shoqeruar me terheqjen e depozitave. Ne keto kushte shqetesimi ne lidhje me kostot e mbajtjes se nje niveli te larte te rezerves valutore eshte me pak aktual, perkundrejt nevojes per sasi me te medha rezervash per perballimin e situatave emergjente. Treguesit e rezerves se vendeve te Evropes Qendrore e Lindore kane njohur nje renie te pergjithshme nga viti 2002,- theksohet ne analizen e eksperteve te BSH-se. Me gjithe kete renie, treguesit e vendeve si Serbia, Bullgaria, Kroacia apo Rumania konstatohet te jene mbi nivelin mesatar te grupit te vendeve te Evropes Qendrore e Lindore. Treguesi i rezerves ne Shqiperi ndaj borxhit te jashtem afatshkurter rezulton ne nivele te kenaqshme krahasuar me vendet e rajonit. Po keshtu, treguesi i rezerves ndaj PBB-se eshte ulur nga 16.3 per qind ne vitin 2002 ne 15.4 per qind ne vitin 2008, rreth 2 pike perqindje nen mesataren e vendeve te Evropes Qendrore e Lindore. Mbajtja e rezerves valutore ne nivele te mjaftueshme, do te vazhdoje te jete ne fokusin e politikes monetare te Bankes se Shqiperise gjate periudhes se ardhme, edhe ne mungese te marreveshjeve formale me FMN-ne. Autoriteti monetar ka mbajtur nje nivel minimum te rezerves valutore te barabarte me te pakten vleren e tre muajve importe. Ne perfundim te marreveshjes trevjecare me FMN-ne ne janar te vitit 2009, rezerva valutore do te jete subjekt i monitorimit te vazhdueshem nga Banka e Shqiperise. Percaktimi i nivelit optimal te rezerves valutore varet nga nje sere faktoresh, te cilet ndryshojne ne varesi te madhesise se ekonomise si edhe nivelit te zhvillimit te nje vendit. Banka e Shqiperise ka miratuar dhe zbaton nje sere rregulloresh qe mbikeqyrin nivelin e rezerves valutore te vendit.