E Shtunë, 31 Tetor 2026

Force policore per shuarjen e strukturave paralele

Albana Isufi
Ditet e para te 2010-es kane sjelle kerkesen e presidentit Fatmir Sejdiu qe menjehere te shuhen strukturat paralele serbe ne Kosove. Ky reagim ka pasuar vendimet e Beogradit per emerimin e gjyqtareve per te punuar ne gjykatat paralele ne Kosove dhe ndarjen e mbi 40 milione eurove per strukturat paralele. Por, sa jane gjasat reale, sipas eksperteve per ceshtje te sigurise, qe keto struktura, qe funksionojne ne Kosove tash e dhjete vjet, te zhbehen? Eksperti Ramadan Qehaja konsideron se nevojitet veprim konkret i institucioneve vendese dhe nderkombetare per shuarjen e strukturave paralele. "Une mendoj se tash eshte momenti qe lidershipi yne te kerkoje nepermjet ICO-se, EULEX-it dhe KFOR-it, qe ne bashkeveprim me to, te fillohet te nderpritet ky aktivitet, qofte edhe me dhune policore, me perdorim te policise, duke mos i lejuar qe te veprojne aty ku e kane ndermend, sidomos gjykatesit", shprehet Qehaja.
Ne te vertete, perdorimin e forces per shuarjen e strukturave paralele e kane permendur edhe zyrtaret e institucioneve. Por, sipas analistit tjeter per ceshtje te sigurise, Nuredin Ibishi, institucionet e Kosoves nuk kane treguar kembengulesi ne synimin per t'i shuar strukturat paralele, te cilat sfidojne aktin me te larte juridik te vendit, Kushtetuten. "Deri ne shpalljen e Kushtetutes kemi mundur te arsyetohemi se s'kemi kompetence per te vepruar, pasi qe kompetencat i ka pasur UNMIK-u. Por, tash nuk mund ta themi kete, sepse kjo bie ne kompetence te institucioneve kosovare te sigurise qe te ndermarrin veprimet e duhura konform Kushtetutes", thote Ibishi.
Strukturat paralele serbe veprojne ne cdo fushe, madje edhe ne ate te sigurise. Keto te fundit u fajesuan per dhunen e marsit te 2008-es ne Mitrovice, ku pati mbetur i vrare nje polic ukrainas i UNMIK-ut. Po, ashtu Instituti "KIPRED" fajeson strukturat paralele te sigurise se kane kercenuar dhe u kane bere presion serbeve lokale, qe te mos marrin pjese ne zgjedhje, gje qe ka cuar ne bojkotimin e zgjedhjeve lokale te 15 nentorit ne komunat veriore te vendit. Ramadan Qehaja, terheq verejtjen se situata e sigurise mund te dale nga kontrolli, nese nuk ndermerren veprime te shpejta per shuarjen e strukturave paralele. "Ka ardhur koha qe ne te ballafaqohemi me to, te ndermarrim masa rigoroze, sepse s'mund te themi se jemi shtet funksional, dhe nuk mund te veprojme si te tille. Kur them jashte kontrollit, mendoj se popullata eshte shume e zhgenjyer per shkak te varferise dhe papunesise". "Popullata eshte e zhgenjyer edhe me ekzistimin e strukturave paralele, te cilat po tolerohen nga te gjithe dhe ne nuk kemi qene kembengules ne kerkesen per shuarjen e tyre. Keshtu qe, duhet te ndermerren masa te pershpejtuara per shuarjen e ketyre strukturave", thekson Qehaja.
Ne te njejten fryme shprehet edhe Nuredin Ibishi, i cili mendon se institucionet tash kane kompetenca te mjaftueshme per te vepruar kunder strukturave, qe vazhdojne te mos e njohin shtetin e ri dhe ta sfidojne ate. "Me ne fund institucionet e sektorit te sigurise ne Kosove, ne kete rast edhe MPB (Ministria e Puneve te Brendshme), policia, por edhe gjyqesia e doganat, duhet ta marrin veten, qe ne bashkepunim me sektoret te sigurise te EULEX-it e te KFOR-it, te ndermarrin veprimet e duhura, qe me masa administrative dhe politike ta zgjidhin situaten me keto struktura", pohon Ibishi.
Analistet per ceshtje te sigurise fajesojne administraten e OKB-se, qe ka lejuar fillimisht funksionimin e strukturave paralele serbe. Ndersa, mekanizmat tjere nderkombetare, qe tash veprojne ne Kosove, Zyra Civile Nderkombetare dhe EULEX-i thone se nuk i njohin keto struktura, ndersa kerkojne qe ceshtja te zgjidhet me dialog, ose mjete te tjera politike.
Ne viziten e tij te fundit ne Kosove, komandant i krahut jugor te NATO-se, admirali Mark Fixherald, ka thene se strukturat paralele paraqesin kercenim per sigurine ne Kosove. REL

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›