E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni po e ngulfat perspektiven e ekonomisë

Korrupsioni enorm po e ngufat çdo perspektivë të zhvillimit ekonomik, social e kulturor të shoqërisë dhe çdo aspekt tjetër të jetës publike e institucionale në vend. Prandaj, viti 2013 do të jetë një mundësi që të bëhen hapa të rëndësishëm në luftimin e kësaj dukurie, sidomos kur e kemi parasysh faktin që viti tjetër do të jetë vit elektoral dhe qytetarët do të kenë mundësi që t’i dënojnë me votë bartësit e korrupsionit. Ky vlerësim ka dalë sot nga selia e Lëvizjes për Bashkim, gjatë një konferencë për media ku u rekapituluan të arriturat dhe sfidat e vitit 2012, si dhe synimet dhe objektivat për vitin 2013.

Megjithëkëtë, kreu i LB-së, Avni Klinaku, thot se, në drejtim të bashkimit kombëtar Kosova në vitin 2012 ka bërë disa hapa, të cilët, edhe pse të shkëputur e të pamjaftueshëm, përbëjnë një lëvizje në drejtimin e duhur.
“Fjala është për autostradën e kombit, abetaren e përbashkët, rezolutën për zëvendësimin e kodit telefonik serb me atë shqiptar, manifestimet për 100 vjetorin e pavarësisë dhe marrja e premtimit për shtetësi shqiptare”, ka vlerësuar kryetari i LB-së.

Sipas tij, në këtë drejtim, Kosova akoma mbetet e mbërthyer nga zgjidhja e Pakos së Ahtisarit, e cila është pengesa kryesore për ecjen e Kosovës në kahun e dëshiruar. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›