Lauka serbëve: Lirohuni nga albanofobia

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, u ka bërë thirrje liderëve serb në Beograd që të heqin dorë nga albanofobia.
Lauka duke komentuar deklaratat e fundit të Presidentit serb Tomislav Nikoliq dhe kryeministrit Ivica Daçiq, për rrënimin e Lapidarit të UÇPMB-së.
“Meqë jemi në prag të festave të Fund Vitit u bëjë thirrje liderëve serb që të lirohen nga albanofobia” ka thënë Lauka për RTK.
Ditën e djeshme , Kryeministri serb Ivica Daçiq e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me Kosovën, me largimin e monumentit, që ndodhet në qendër të Preshevës./Indeksonline/