E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, problemi më i madh i Afganistanit

Njerëzit në Afganistan, sipas një studimi të OKB-së, vuajnë më shumë nga korrupsioni se sa nga gjendja e sigurisë. Në Afganistan është e pamundur që të kryesh ndonjë punë tek autoritetet pa dhënë ryshfet, kumtoi Zyra e OKB-së për luftimin e drogës dhe kriminalitetit. 60 për qind e afganëve pohojnë se ryshfeti është brenga e tyre kryesore, shpjegoi shefi i Zyrës, Antonio Maria Costa. Korrupsioni pengon edhe punën e organizatave ndërkombëtare të ndihmës.Costa i kërkoi Presidentit Hamid Karzai, që të nënshkruajë konventën për luftimin e korrupsionit. Sipas vlerësimeve në këtë studim, në 12 muajt e fundit janë dhënë ryshfet në vlerë prej rreth 1,7 miliardë eurosh, që është një e katërta e prodhimit bruto në këtë vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›