E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali në "Qemal Stafa", mblidhet këshilli i stadiumit për shkarkimin e drejtorit

Mblidhet Këshilli Mbikqyrës i stadiumit "Qemal Stafa" për të zyrtarizuar shkarkimin e drejtorit Perikli Dhales, pas skandalit që ndodhi mbrëmë gjatë ndeshjes mes Gramozit të Erkesës dhe Real MAdridit. Këshilli i përbërë nga tre anëtarët Vasil Bici, Indrit Fortuzi dhe Viron Bezhani do të bëjnë zyrtare largimin e drejtorit, ndërsa nesër do të njoftojnë për drejtorin e ri të stadiumit.
Ministri Ferdinand Xhaferri njoftoi që mbrëmë se sot do të zyrtarizojë vendimin e shkarkimit të Dhales. Motivacioni është për mosmarrjen e masave dhe garancive për zhvillimin normal të ndeshjes Real Madrid-Gramozi, ku u fikën dritat pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›