E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç akuzon Mesiç për luftënxitje

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka akuzuar presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç, për luftënxitje, dy ditë pasi zoti Mesiç tha se do të ndërhynte ushtarakisht nëse serbët në Bosnje bëjnë lëvizje drejt ndarjes.

Zoti Tadiç tha se deklarata e Mesiç paraqet kërcënim për sigurinë dhe nxitje për luftë, duke shtuar se për këtë çështje do ta njoftoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Komentet e presidentit kroat Stipe Mesiç u bënë lidhur me kërcënimet aktuale të liderit serb të Bosnjës, Millan Dodik, për mbajtjen e referendumit për ndarjen e Republikës Serbe nga Bosnjë Hercegovina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›