Obama: Të mos nxitohet për miratimin e reformës në shëndetësi
Presidenti amerikan Barak Obama u ka kerkuar senatorëve demokrate te mos nxitojnë në miratimin e reformës shëndetësore para emërimit te Brown si senator i Masacusets.
Ndërsa vetë Brown është shprehur entuziast për zgjedhjen e tij si pauses i të ndjerit Ted Kenedi. Pohimi i presidentit amerikan ka ardhur pas fitores së kandidatit republikan, Scott Brown në zgjedhjet për senator në Masacusets.
"Njerëzit nuk duan një plan trilion dollarësh për kujdesin shëndetësor që u është imponuar amerikanëve. Ky projektligj nuk është debatuar në mënyrë të hapur dhe të ndershme. Ai do të çojë taksat. Do të dëmtojë sigurimin shëndetësor, do të shkatërrojë vende pune dhe do ta çojë vendin tonë më thellë në borxhe", tha Brown.
Perkundrazi, në një interviste dhënë për televizionin amerikan ABC, Obama u ka kërkuar mbështetësve të tij përqëndrim ne elementet kyç të reformës dhe vazhdimin e punës për miratimin e saj sipas planit të parashikuar edhe pse demokratët nuk e kanë më supërmazhorancën prej 60 senatorësh, e nevojshme për kalimin e reformës shëndetësore.
Kandidati republikan Scott Brown u shpall fitues në zgjedhjet jashte radhë për senator në vendin e lënë bosh pas vdekjes së senatorit Ted Kennedy. Broën kandidoi përballë kandidates demokrate Martha Coakley.
Reforma e shëndetësisë ka qënë dhe mbetet një nga pikat më të nxehta të debatit në mbarë opinionin publik amerikan.