E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Korrupsioni, serioz e deri ne nivele te larta politike"

Pas krizes politike, korrupsioni renditet ne problemet kryesore te Shqiperise ne rrugen drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Ambasadori holandez ne vendin tone, Henk Van den Dool, tha dje se "korrupsioni eshte nje problem serioz, endemik ne Shqiperi, madje qe shkon deri ne nivele te larta politike. Situate qe nuk eshte permiresuar gjate viteve te fundit. Kjo eshte shume serioze dhe e keqe per vendin dhe perspektiven evropiane te tij". Sipas tij, Progres raporti per kete vit beri komente negative per nivelin e korrupsionit ne Shqiperi. Madje ne raportin e Transparency International, Shqiperia ra 10 vende me poshte. "Kjo eshte nje gje shume serioze, eshte nje gje shume e keqe per Shqiperine, nje gje shume e keqe per aspiratat e saj integruese", tha ambasadori holandez.

Po keshtu, edhe kreu i OSBE-se, Robert Bosh, duke u ndalur tek fenomeni i korrupsionit tha se ne keto momente, eshte shume e rendesishme qe institucionet ne Shqiperi, te jene te pavarura. "Shqiperia te ece perpara, eshte shume e rendesishme qe ajo te ruaje pavaresine e institucioneve, qe qeveria te mos ushtroje presion mbi institucionet e pavarura dhe qe ligji te beje punen e vet, gjate gjithe kohes, pa pengesa. Kjo eshte shume e rendesishme per te ecur perpara", tha Bosh. Sipas tij, institucionet e pavarura duhet te punojne pa presione dhe te zbatojne ligjin. Kritikat dhe terheqja e veshit per Shqiperine, vjen ne nje kohe kur prej me shume se tre muajsh, opozita nuk pranon te marre pjese ne asnje aktivitet parlamentar. Duke braktisur keshtu per pasoje edhe diskutimin apo votimin e projektligjeve, pjese e paketes per reformen ne drejtesi, te cilat kerkojne shumice te cilesuar te votave, 84 te tilla per t'u miratuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›