E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin makina, kapen ne tentativen e katert

Gjirokaster- Dy te mitur, te njohur si kontigjente te vjedhjes se makinave deshtojne ne tentativen e tyre te katert teksa ne qytetin e Gjirokastres kane arritur te marrin rreth ores 18:45 te mbremjes se djeshme mjetin tip "Benz", me targa GJ5663A, ngjyre e bardhe, ne lagjen "18 Shtatori". Denoncimin e ka bere vete pronari i makines ne sallen operative, ndersa 15 minuta pas operacionit te nisur, eshte pikasur mjeti ne aksin rrugor Gjirokaster-Dervician, brenda te cilit ndodheshin dy persona. Pasi kane pare postbllokun e policise, te dyshuarit jane kthyer mbrapsht dhe u futen ne qytet me shpejtesi te madhe. Gjate ndjekjes mjeti ka dale nga rruga si pasoje e shpejtesise dhe lageshtires, ne afersi te "Sheshit te Cercizit", ne lagjen Pllake te Gjirokastres, duke rene mbi porten e nje shtepie dhe pjesen fundore te catise. Banesa dhe mjeti jane demtuar, kurse adoleshentet nuk pesuan lendime. Uniformat blu bene ndalimin e te dyshuarve te moshave 14 dhe 15 vjec, banues ne Lazarat dhe Gjirokaster, por nuk publikuan emrat per shkak te hetimit qe po kryhet. Mjeti sipas policise i perkiste pronarit te nje mobilierie, me inicialet E. A. Po mbreme ne qytet jane denoncuar edhe vjedhjet e dy mjeteve te tjera "Benz", por u gjenden menjehere nga policia ne afersi te fshatit Lazarat dhe periferi te qytetit dhe dyshohet se autore jane dy te ndaluarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›