E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni tek METE, arrestohet inspektorja

Arrestimi i saj u krye në vijim të informacionit të dhënë më datë 17 nëntor 2011, në kuadër të operacionit të koduar “Kalibrimi”.

Ndaj saj, me urdhër të Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Tiranë, ishte lëshuar masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Nga operacioni u arrestuan tetë persona, punonjës në Drejtorinë e Metrologjisë, sektor pranë Ministrisë së Ekonomisë.

Midis të arrestuarve ishte edhe zv/drejtori dhe drejtori për Tiranën. Ata akuzohen për korrupsion, pasi iu merrnin ryshfet bizneseve të ndryshme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-22 12:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›