Zjarri i madh në Tiranë, prangoset pronari

Shtetasi Hajri Jashar Dragjoshi, 26-vjeç, lindur në fshatin Vilë Kukës dhe banues në Tiranë, u arrestua në kushtet e flagrancës.
Sipas policisë, arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se dje rreth orës 16.20’, në rrugën “Konferenca e Pezës“, në afërsi të tregu ushqimor, nga pakujdesia duke ndezur një fishekzjarr ka shkaktuar zjarr në dyqanin e tij dhe më pas nga përhapja e flakëve janë djegur një pjesë dyqaneve që tregtonin mallra shumice (në total 20 dyqane).
Menjëherë në vendngjarje mbërritën Shërbimet e Policisë, Shërbimet Zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur evakuimin e zonës përreth dhe lokalizimin e flakëve në magazinën me fishekzjarrë. “Për shuarjen e flakëve ndihmuan edhe zjarrfikëse të mbërritur nga qyteti i Durrësit, Ministria e Mbrojtjes, si dhe mjete të tjera nga Bashkia e Tiranës. Paraprakisht nga ekspertët xhenier në vendngjarje dyshohet se shkak i këtij zjarri të fuqishëm të këtë qenë një shkëndije elektrike.
Rreth orës 19.00’ u mundësua shuarja përfundimisht e flakëve të magazinës dhe dyqaneve përreth, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz si rezultat i masave të menjëhershme të marra nga strukturat e policisë për evakuimin e banorëve të zonës”, thekson policia në komunikatën e saj. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për konsumim të veprës penale të Shkatërrimit të pronës nga pakujdesia. /S.Ll/Start/
2011-11-22 12:30