Korrupsionin, luftojeni në krye

Përfaqësuesi i BE’së në Kosovë, Pieter Feith ka mbetur konsistent në deklarimet e tij për korrupsionin në vend, duke kërkuar edhe një herë nga Qeveria e Kosovës që ta luftojë atë me veprime konkrete.
Feith këto komente i ka bërë gjatë një ligjërate në Institutin për Çështje Ndërkombëtare dhe Europiane në Dublin të Irlandës, ku ka folur për “korrupsionin në nivele të larta”.
“Qeveria e Kosovës duhet t’i përcjellë fjalët me veprime për të treguar se është e përkushtuar për t’u ballafaquar me korrupsionin në nivele të larta”, ka thënë Përfaqësuesi i BE’së i cili citohet nga gazeta “Irish Times”.
Feith ka rikujtuar se raporti i fundit i BE’së ka ngritur shqetësime të theksuara për korrupsionin duke thënë se adresimi i kësaj çështjeje është thelbësor jo vetëm për të përmirësuar imazhin e Kosovës për tërhequr investime, por edhe për të përmbushur pritjet në vend.
“Njerëzit në Kosovë ndjenjë se nuk janë ndërmarrë hapa të mjaftueshëm dhe ata presin që të bëhet më shumë”, ka thënë ai.
Përfaqësuesi i BE’së ka thënë se gjatë muajve të ardhshëm pret që të bëhet më shumë në luftën kundër korrupsionit.
“Ka pasur deklarata të mira, por fjalët duhet të përcillen me veprime... Ne do të shpresojmë se gjatë muajve të ardhshëm do të ndërmerren hapa të rëndësishëm në këtë aspekt”, ka thënë ai.
Deklarata të forta për korrupsionin në Kosovë Feith ka bërë edhe para disa javësh në një intervistë për “Reuters”, ku pak a shumë kishte thënë të njëjta gjëra.
Në Qeverinë e Kosovës thonë se tashmë janë bërë hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit.
Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi në një prononcim për Express ka përmendur vendimin për krijimin e Taskforcës si dhe disa shkarkime që janë bërë ditëve të fundit.
“Vetë fakti që ne kemi marrë një vendim për krijimin e Taskforcës për korrupsionin dhe kemi ofruar mbështetjen e plotë për krijimin e kësaj Taskforce brenda Prokurorisë Speciale. Është fakt se ne jemi të interesuar për ta thelluar progresin dhe rastet e fundit vendimet e fundit për shkarkime në disa agjenci mund të ndërlidhen me përmirësimet që duhen bërë në thellimin e qeverisjes së mirë edhe po ashtu edhe në eliminimin e problemeve që janë treguar deri më tash”, ka thënë Krasniqi, për Express.
Ai ka theksuar se Qeveria luftën kundër korrupsionit e ka prioritet bashkë me ndërkombëtarët në Kosovë, por nuk ka komentuar më shumë rreth insistimeve të Feithit për korrupsionin.
“Komentet e secilit janë komente të secilit, por ajo që është më e rëndësishme është se veprimet tona do të jenë të koordinuara edhe në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa kur është fjala për pritjet e Feithit në luftën kundër korrupsionit, Krasniqi thotë se është e rëndësishme që kjo Qeveri tashmë ka ndërmarrë hapa në këtë drejtim.
“Realisht është hera e parë që një Qeveri merr hapa konkretë kundër korrupsionit dhe këta hapa do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.