Sistemi i drejtësisë ende me mentalitetin e UNMIK’ut
Kryeministri Hashim Thaçi, ripërsëriti zotimin për luftimin e korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, por ai ka deklaruar se për të luftuar një dukuri të tillë duhet të ketë edhe reforma të thella në sistemin e drejtësisë.
Ai ka kritikuar sistemin e drejtësisë, duke thënë se ende punon në mentalitetin e së kaluarës, atë të UNMIK-ut, që sipas tij ka qenë një sistem i korruptuar.
Thaçi këto komente i ka bërë gjatë dorëzimit të pyetësorit për çështje tregtare dhe ekonomike, shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Daviddi.
Shefi i ekzekutivit të vendit, ka thënë se pyetësori paraqet një avancim të mëtutjeshëm të raporteve midis Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian që kërkon përgjegjësi për Kosovën dhe për shoqërinë kosovare.
Sipas tij, Kosova ka krijuar vizion të qartë që të jetë anëtare e plotë e familjes evropiane duke i zbatuar me përgjegjësi të gjitha standardet dhe kushtet për integrim.
Thaçi ka deklaruar se pyetësori i cili iu dorëzua sot paraqet edhe një dëshmi tjetër të rezultateve të qeverisë së Republikës së Kosovës si institucionet të vendit të avancimit të qeverisjes së mirë, transparencës, thellimin e reformave demokratike edhe në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kryeministri ka thënë se në të ardhmen e afërt, Kosova pret edhe udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave për të cilin proces sipas tij Kosova është gati që t’i hyjë.
I pyetur nga mediat që dukuria e korrupsionit ende paraqet një sfidë për Kosovën për integrim në BE, Thaçi ka shprehur përkushtimin e tij që do të luftoj dukurin e korrupsionit.
“Lufta kundër korrupsionit është një luftë e përhershme. Ne kemi trashëguar një fenomen negativ mund them lirisht të 10 vjeçarit të fundit, por e potencoj shumë fuqishëm që një qeveri të luftën kaq fuqishëm korrupsionin, krimin e organizuar dhe është e zotuar për toleranca zero ndaj korrupsionit dhe dukurive tjera negative. Gjitha përgjegjësit që ka qeveria e Kosovës në luftë kundër korrupsionit i ka kryer dhe do ti kryej. Gjithë njerëzit që janë ballafaquar apo që kanë shkelur ligjin nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë vend në institucionet e vendit”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Shefi i qeverisë së vendit, ka vënë në pah se luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ketë vetëm atëherë kur do të ketë reforma të thella në sistemin e drejtësisë. Sipas tij pa reforma në drejtësi nuk ka luftë të suksesshme të korrupsionit, duke thënë se është e trashëguar.
Ai ka deklaruar se nuk do të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, sepse siç ka thënë nuk e lejon kushtetuta e vendit.
Thaçi, ka qenë kritik për sistemin e drejtësisë, duke thënë se ende punohet me mentalitetin e UNMIK-ut.
“Ju e dini se kemi emrat të ndryshëm ndërkombëtar tani funksional në Kosovë sa i përket mekanizmave. Por dua të theksoj se ende ekziston mentaliteti në sistemin e drejtësisë kosovare mentaliteti i UNMIK-ut që është edhe korrupsion i trashëguar sot në Kosovë”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi, ka thënë se dorëzimi i pyetësorit është një hap i mirë të një fryme të re të bashkëpunimit më të ngushtë mes institucioneve vendore dhe atyre të BE-së.
Ai duke folur për dukurinë e korrupsionit ka thënë se ky proces kërkon ndryshime të thella të rëndësishme dhe dënime të njerëzve ku gjenden keqpërdorime. Sipas tij kjo nuk mund të ndryshohet brenda ditës ose javëve, por duhet kohë.
“Ky është një proces ku duhet të ketë ndryshime të thella dhe të rëndësishme dhe mënyra se si udhëhiqen disa transaksione dhe mënyra se si udhëhiqen disa marrëdhënie edhe brenda shoqërisë që këto të ndryshohen. Dhe unë mendoj se kjo nuk është diçka që kjo mund të bëhet brenda disa orëve apo brenda disa javëve, por nuk mund të bëhen vetëm nëse identifikohen një ose dy individ. Është me rëndësi që të kemi një dënim të njerëzve që janë gjetur me keqpërdorime, por kem parasysh që ky proces do të marr kohë dhe nevojitet një zotim i fort politik për të arritur nivelet e dëshirueshme”, ka theksuar Daviddi.
Ai ka thënë se është e qartë që raporti i fundit i progresit i vitit 2009 i ka identifikuar këto fusha që janë shumë të rëndësishme për të cilën pritet që autoritet dhe qeveria e Kosovës të veprojë.
Sipas tij ka pas disa raste ku qeveria dhe autoritetet kanë lëvizur përpara, por Daviddi ka theksuar se gjykimi përfundimtar do të vijë në vjeshtë. /kosovapress/