E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të njohim Spanjën nëpërmjet ushqimit

Tirane, 10 dhjetor, NOA - Ambasada e Spanjes ne Shqiperi hap te henen ekspoziten “Foodjects: Dizenjo dhe gastronomi e re ne Spanje” . Aktiviteti nis me 13 dhjetor ne ora 18.00 ne Muzeun Kombetar te Historise ne Tirane ku do te jete i pranishem dhe ambasadorit i Spanjes, Manuel Montobbio, dhe drejtuesi i ekspozites, Martin Azua.

Ekspozita qe do te mund te vizitohet deri me 7 janar 2011 ne Muzeun Kombetar te Historise ne Tirane, ben pjese ne Vjeshten Kulturore Spanjolle ne Shqiperi 2010 “Nostrum: Mesdheu, nepermjet pese shqisave”.

Kuratoret e ekspozites thone se ky aktivitet eshte nje ftese per ta jetuar Mesdheun me intensivisht, duke hapur dyert e pese shqisave tona ndaj shijeve dhe aromave te tij, ndaj arteve dhe kulturave, por edhe na fton te reflektojme mbi vendin qe ai ze ne imagjinaten tone kolektive.

Ne kete aktivitet do te paraqitet kuzhina e re spanjolle, e cila njihet si nje nga me krijueset dhe surprizueset ne bote, sukses ky qe eshte i lidhur me nje tradite gastronomike te pasur dhe te ndryshme.

Kuzhina e re ka nevoje per instrumente per tu shprehur dhe paraqitur gjetjet e saj, kuzhinieret dhe dizenjatoret punojne per te dhene forma gjelleve, per te vleresuar nderthurjet, shijet, kontrastet dhe aromat.

Te ngrenit eshte kthyer ne nje eksperince sensoriale dhe intelektuale ku sensi i humorit dhe surprizat luajne nje rol te rendesishem. Surpriza, e cila padyshim do te jete elementi kryesor i kesaj ekspozite me ane te se ciles do te zbulojme nje forme kuptimi i nje gastronomie unike dhe te ndryshme e qe nuk do te leje indiferent askend.

Media eshte e ftuar te mbuloje aktivitetin.

Aktiviteti

“Foodjects: Dizenjo dhe gastronomi e re ne Spanje’

Vedni: Muzeu Historik , Tirane

Data: 13 dhjetor 2010 – 7 janar 2011

Hyrja gratis

a.k/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›