E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvendosje: PDK vodhi kriminalisht votat (VIDEO)

Prishtine, 13 dhjetor, NOA – Ndersa ka deklaruar se nuk do te njohe rezultatin e zgjedhjeve te jashtezakonshme te pergjithshme ne Kosove, Levizja Vetevendosje ka akuzuar sot PDK-ne se ka vjedhur kriminalisht gjate procesit te numerimit votat per Vetevendosjen duke ua shtuar ato artificialisht dhe ne menyre te paligjshme votave per partite e tjera.

Levizja Vetevendosje pas shqyrtimit te imtesishem te procesit zgjedhor ka vendosur qe te mos pranoje dhe te mos njohe rezultatet ne Deçan edhe ne Malisheve, si edhe ne Drenas e Skenderaj.

Sipas saj, ne keto komuna perveç shformimeve te vullnetit te votuesit, problemeve me votimet e numerimet, zgjedhjet e djeshme jane karakterizuar nga brutaliteti dhe dhuna.

Ne nje deklarate per mediat rreth oreve te drekes levizja per Vetevendosje theksoi se “Kjo dhune ka demtuar rende zgjedhjet, jo vetem ne dy-tre komuna, por proporcionalisht ne te gjithe territorin e Kosoves.

Deri me tani Vetevendosja ka faktuar 118 raste te dhunes, nga te cilat 23 jane derguar ne KQZ dje, e 16 te tjera po dergohen sot. Prej ketyre rasteve, sot duam te denoncojme publikisht flagrancen e djeshme ne Malisheve e ne Irzniq te Deçanit”, thane perfaqesues te Vetevendosjes.

Sipas tyre ne Malisheve jane rrahur e kercenuar aktivistet Hazir Krasniqi, Berat Krasniqi si dhe komisioneri Burim Berisha, ndersa nga Deçani Dardan Molliqaj dhe Nol Nushi.

Mit/NOA

swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/rFsaqLvh7zk','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›