E Martë, 3 Nëntor 2026

Kos: Shoh vetëm një të ardhme evropiane për Shqipërinë

TIRANË, 13 mars /ATSH/ Komisionerja për Zgjerim në Bashkimin Europian, Marta Kos tha sot se sheh vetëm një të ardhme Europiane për Shqipërinë.

Në një konferencë me kryeministrin Edi Rama, Kos, tha se nuk pret që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit në BE.

Kos u pyet se sa do të ndikojnë zgjedhjet në procesin teknik nëse do të ketë një rotacion politik.

“Unë nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit në Bashkimin Europian sepse do të ndodhin në një kohë të gjatë dhe është një proces i thellë dhe jam e sigurt se të gjitha ata reforma do të vijojnë. Këto reforma nuk po kryhen nga Shqipëria sepse i do Bashkimi Europian, por ky është një proces shndërrues, transformues për Shqipërinë dhe janë vetë qytetarët shqiptarë që do ta vendosin se çfarë qeverie do të kenë në zgjedhjet e ardhshme. Për mendimin tim, Europa është kaq e mishëruar në Shqipëri, sa unë shoh vetëm një të ardhme Evropiane në Shqipëri”, tha Kos. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›