Ne janar Serbia zbaton marrëveshjen me BE-në
BEOGRAD - Serbia do të implementojë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, edhe pse kërkesa e saj për t'iu bashkuar bllokut 27 anëtarësh ka ngecur për shkak të mosarrestimit të të dyshuarve për krime lufte. Qeveria serbe bëri të ditur se gradualisht do të ulë tatimet e importit të të mirave materiale nga BE, pjesë kjo e marrëveshje para-anëtarësim për ndihmë dhe tregti, e arritur vitin e kaluar. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje dp të nisë nga data 1 janar.
Deklarata është dhënë nga kryeministri Mirko Cvetkoviç i cili theksoi se kjo do të shpejtojë kërkesën e Serbisë për anëtarësim. Ndërkoë opozita nacioanliste ka kritikuar lëvizjen dhe ka thënë se kjo do të dëmtojë ekonominë e Serbisë.
(a.s/Balkanweb/REL)