Koshtunica për statusin: Vetshkatërrim për shtetin serb

Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, deklaroi sot se nga statusi i kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian, nuk ka asnjë përfitim dhe se Serbia duhet të largohet nga integrimet evropiane, pasi ato, sipas tij, “paraqesin vetëshkatërrim të Serbisë”.
“Kemi parë se pushteti aktual u ka pranuar separatistëve shqiptarë, se në territorin tonë ekziston shteti i Kosovës me yll” tha Koshtunica dhe shtoi se “sot e shohim se për shkak të pranimit të Kosovës me yll, BE është revanshuar dhe e ka dhuruar pushtetin në Serbi, që mund të shkoj në zgjedhje me kandidaturë”, ka thënë lideri opozitar serb,përmes një njoftimi për shtyp.
Më herët Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë propozuar dhënien e statusit për Serbinë, por sipas tyre i takon Këshillit të Evropës të marrë vendimin. Në një konferencë për mediat ministrat e jashtëm theksuan se tashmë kemi të bëjmë me rregulla të reja lidhur me vendet kandidate, për të cilat duhet të punohet dhe duhet të zbatohen.