Greqi, bashkëshorti i Bakojanis 1 milion euro transfertë në bankat e huaja

Bashkëshorti i kryetares së partisë Aleanca Demokratike, ish ministre e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, ka transferuar në maj të vitit 2011, 1 milion euro nga Greqia drejt bankave të huaja. Pas këtij informacioni reagoi deputetja Dora Bakojanis, e cila e quajti atë, fiallco dhe shpifje. Sipas Bakojanis, paratë janë fituar nga shitblerja e aksioneve në SHBA dhe pastaj nëpërmjet Bankës së Greqisë u dërguan në Londër për të blerë një anije. Bakojanis tha se është e papranueshme që të lidhet biznesi (blerja e anijes) i bashkëshortit me aktivitetin e saj politik.