Jeremic: Çështja e Kosovës nuk zgjidhet pa Serbinë, falë Rusisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremic ka deklaruar se nuk mund të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën, pa pajtueshmërinë e plotë të Serbisë.
Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte pa përkrahjen e plotë ruse.
“Nuk do të mund të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën, pa pajtueshmërinë e Serbisë, e kjo nuk do të ishte ashtu po të mos gëzonim përkrahje të fortë dhe të pakushte të Federatës Ruse”, ka thënë Jeremic.
Këto komente, shefi i diplomacisë serbe i ka bërë pas takimit të Komisionit për bashkëpunim në mes të Serbisë dhe Rusisë në fushën e tregtisë, ekonomisë dhe shkencës.
Jeremic ka thënë se raportet mes Serbisë dhe Rusisë janë të jashtëzakonshme duke thënë se dy vendet bashkëpunojnë ngushtë për të gjitha çështjet ndërkombëtare.
Ai ka thënë se ky bashkëpunim nuk ndërlidhet vetëm me Kosovën.