E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri ynë

Denis MacShane ka shkruar një libër për Kosovën. Aty, ai argumenton represionin serb dhe të drejtën për pavarësi. Ish-Ministri britanik për Europë, në një intervistë për Express, shprehet optimist për procesin e njohjes së Kosovës. Madje, thekson se edhe Serbia një ditë do ta njohë pavarësinë.

Denis MacShane, deputet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar si dhe njëri ndër ish-ministrat më të njohur të Qeverise së Tony Blairit, sapo ka botuar një libër dedikuar krejtësisht Kosovës - të titulluar “Pse Kosova është me rëndësi?”

Aty ai dokumenton represionin serb ndaj Kosovës që nga fillimi i shekullit XX e deri te presionet e këtyre muajve të fundit rreth ndarjes etnike.

Kritik i formulave të vjetra nacionaliste, MacShane formulon me gjuhë të thjeshtë dështimin e BE’së për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

MacShane, po ashtu, kundërshton fuqimisht raportin e Dick Martyt duke e quajtur atë si projekt të qëllimshëm të njollosjes së lidershipit kosovar.

Këtë javë, Denis MacShane promovon edhe librin e tij në ambientet e Parlamentit Britanik. Atje, do të jenë të pranishëm edhe Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe zëvendësi i tij, Petrit Selimi.

MacShane, përmes e-malit, ka dhënë një intervistë për gazetën Express.

Express: Z. MacShane, çka ju shtyri të shkruani këtë libër për Kosovën? Kosova nuk duket të jetë më prioritet i BE’së pas ngjarjeve dramatike në Lindje të Mesme, në Afrikën Veriore dhe krizën financiare në Greqi...

MacShane: Mu për shkak se kaluan 12 vjet që nga lufta e ne ende nuk e kemi njohjen e plotë të Kosovës, më ka shtyrë të përshkruaj dhe të dokumentoj të drejtën e Kosovës për pavarësi të plotë dhe të drejtën të konsiderohet shtet i barabartë në BE. Më dukej situatë sikurse të ishte viti 1957 dhe ne ende të ballafaqoheshim me mungesë të bashkëpunimit në Europën e pasluftës. Kjo është absurd dhe dëshiroj të shoh sa më shumë integrim, bashkëpunim dhe rritje të përbashkët europiane, ku Kosova ka vendin e vet të barabartë. Ballkani Perëndimor ende vazhdon të jetë një rajon jo fort fatlum dhe e shkrova këtë libër si një udhërrëfyes publicistik, që t’u tregoj miqve politikanë në Bruksel, Paris, Berlin, Strasbourg dhe në parlamentet europiane se Kosova është e rëndësishme dhe ende ka rëndësi për definimin e politikës së përbashkët europiane.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›