Koshtunica "ultimatum" BE-se
"Ne 28 janar Bashkimi Europian duhet te zgjedhe mes nenshkrimit te Marreveshjes se Stabilizim Asocimit me Serbine, dhe dergimit te misionin civil ne Kosove, per te implementuar planin e refuzuar te Ahtisarit, per nje pavaresi te mbikqyrur te krahines, duke i shkeputur keshtu Serbise nje pjese te territorit te saj". Eshte kjo deklarata e kryeminisrit serb Vojisllav Koshtunica, i cili ka vendosur ti jape nje "ultimatum" Brukselit, ne nje tentative te rradhes per te mos lejuar pavaresine e Kosoves. I cituar nga agjensia serbe e lajmeve Tanjug, Koshtunica mendon se nese BE do te marre nje qendrim bazuar ne vlerat dhe principet europiane, blloku do te vendose te nenshkruaje MSA-ne me Serbine duke njohur dhe respektuar integritetin territorial te saj. "Nese BE do te vendose ilegalisht te dergoje misionin e vet ne Kosove, kjo gje do te thoshte anullimin e MSA-se me Serbine-ka thene Koshtunica. Sipas tij Bashkimi Europian duhet te marre nje vendim, dhe te zgjedhe mes ketyre dy alternativave, nese deshiron te kete nje Serbi te plote dhe te njohur nderkombetarisht si partnerin e vet, apo nese deshiron te krijoje nje entitet "thuajse shtet" ne territorin e Europes.
Koshtunica theksoi se Serbia e ka bere te qarte se deshiron te nenshkruaje kete marreveshje, dhe se tani i takon Brukselit te marre vendimin e tij. Shume analiste e konsiderojne thuajse qesharake, kete deklarate te kryeministrit serb, pasi argumentojne se mosnenshkrimi i MSA-se me Brukselin, do ti sillte deme Serbise dhe jo Bashkimit Europian. Ky i fundit nga ana tjeter, ka miratuar ne parim dergimin e nje misioni prej 1800 policesh, dhe oficere gjyqesore e doganore per te ndihmuar pikerisht ne hapat e para te Kosoves si shtet i pavarur, pasi lidershipi shqiptar atje te shpalle pavaresine. Ky mision do te zevendesoje administraten aktuale te Kombeve te Bashkuara, e cila ka qeverisur Kosoven qe pas perfundimit te luftes ne vitin 1999.