E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Kuvendi

Mbahet sot mbledhja solemne e perberjes se re te Kuvendit te Kosoves ku shumicen e perben Partia Demokratike. Gjate kesaj seance te pare inaguruese pritet te zgjidhet Kryetari i Kuvendit dhe anetaret e Kryesise. Vec kesaj
do te behet edhe konstituimi i Komisionit per mandate dhe imunitete. Por nderkohe, mbetet ende e pazyrtarizuar marreveshja mes PDK-se dhe LDK-se per krijimin e koalicionit qe do te qeverise Kosoven ne kater vitet e ardhshme. Ashtu si dhe ne ditet e fundit te dhjetorit, kane perfunduar dje ne mbremje pa asnje rezultat konkret bisedimet mes krereve te ketyre dy partive, Hashim Thaci dhe Fatmir Sejdiu. Sipas mediave kosovare, bisedimet mes
dy forcave me te medha politike jane tejzgjatur per shkak te mospajtimeve te brendshme partiake rreth ndarjes se pushtetit. Lidhja Demokratike e Kosoves ka pranuar oferten e kryeministrit te ri Thaci, qe ajo te mbaje postin e presidentit, te kete nje zevendeskryeminister dhe te udheheqe me pese ministri, ndersa Partia Demokratike te udheheqe qeverine, parlamentin dhe shtate ministri, dhe minoritetet do te kene tri ministri. Por LDK-ja duket te jete e pakenaqur me ministrite qe i jane ofruar duke vleresuar se i jane lene dikasteret me te dobet. PDK-ja, e cila ka rezervuar per vete ministrite kryesore si ajo e Ekonomise dhe Financave, e Energjetikes dhe Minierave, Transportit e Telekomunikacionit, ate te Arsimit dhe disa te tjera, nuk eshte treguar e gatshme t'i ofroje LDK-se me shume. Sipas zedhenesit te LDK-se Vehbi Miftari bisedimet do te vazhdojne serish sot, pas seances se pare te Kuvendit te Kosoves, dhe se dy partite jane ne prag te perafrimit te qendrimeve per zyrtarizimin e koalicionit qeverises. "Bisedimet po vazhdojne dhe presim qe shpejt te kemi nje marreveshje konkrete, e cila shpresojme qe te jete e qendrueshme dhe ti hap rruge jo vetem formimit te qeverise se re, por edhe funksionalitetit te saj ne te ardhmen", tha Miftari, i cili nuk dha asnje afat kohor se kur mund te zyrtarizohet marreveshja. Ai mohoi te kete ngecje te bisedimeve, per shkak te pakenaqesive nga LDK-se. As kryesia e kesaj partie nuk ka bere komente lidhur me 5 ministrite qe u takojne sipas marreveshjes se propozuar nga PDK-ja, e bere publike prej mediave kosovare. Sipas Miftarit, qendrimi i padiskutueshem politik i LDK-se, vazhdon te jete presidenti i vendit, pra qe Fatmir Sejdiu te vazhdoje mandatin e te parit te vendit pavaresisht kerkeses se PDK- se, qe ky post te diskutohet dhe te hidhet ne votim. Analistet kosovare vleresojne se qeverisja e pritshme mes PDK-se dhe LDK-se do te nje jete nje sfide e madhe pasi, keto dy parti nuk kane qene rivale demokratike por kundershtare historike. Ata argumentojne se ky koalicion do te jete vec te tjerash nje test i ri per demokracine ne Kosove, e cila se shpejti do te jete nje shtet i pavarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›