E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia nuk do te perdore forcen

Presidenti serb Boris Tadic deklaroi dje se vendi i tij nuk do te perdore ushtrine per te ndalur pavaresine e Kosoves dhe shkeputjen e saj nga territori serb. Gjate nje vizite ne rajonin me jugor te Serbise, ne Presheve, kreu serb i shtetit tha se "Beogradi nuk do te dergoje kurre ushtaret e tij per te luftuar beteja te kota". Sipas tij, shume vete do te pelqenin te shihnin Serbine te perfshire nga lufta, por autoritetet demokratike te ketij vendi nuk do ta lejojne nje gje te tille. Gjate fjalimit para trupave ushtarake, presidenti serb, tha se nje nderhyrje ushtarake ne Kosove do te conte ne nje konfrontim me komunitetin nderkombetar dhe ne humbjen perfundimtare te krahines. "Ne nuk do te bejme hapa qe priren te deshtojne, pavaresisht se sa shume ekstremistet nga te dyja anet do ta pelqenin kete gje". -vazhdoi presidenti serb. Deklarata e tij tregon se ne nje fare menyre Serbia mbase ka nisur te kuptoje se beteja per te mbajtur Kosoven eshte mese e kote. Megjithate kjo deklarate eshte pjese e fushates presidenciale te zgjedhjeve te 20 janarit ku Tadic i cili do te perballet me ultranacionalistin Tomisllav Nikolic, po perpiqet te fitoje besimin e popullit se pespektiva europiane e Serbise duhet te jete prioriteti kryesor i vendit. Tadic eshte shprehur vazhdimisht per anetaresimin e Serbise ne BE, por ne dhjetor te vitit qe sapo u mbyll, parlamenti serb miratoi nje rezolute ku behej e qarte se Serbia do te pranoje te behet pjese e bllokut vetem nese pranohet si nje e tere, pra bashke me Kosoven. Kjo gje duket e pamundur, pasi Marreveshja e Stabilizim Asocimit qe Beogradi pritet te nenshkruaje ne 28 janar, perfshin nje kapiturl te posacem ku thuhet se MSA-ja nuk aplikohet per territorin e Kosoves, pasi krahina shqiptare ndodhet nen administrimin e Kombeve te Bashkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›