Sarkozy: Do vazhdojmë të mbështesim NATO-n

“Ka ardhur koha që ndërkombëtarët të ndihmojnë Libinë”. Ka qënë kjo thirrja e lëshuar nga presidenti i Francës Nicola Sarkozy, në një deklaratë për shtyp, duke sinjalizuar se Gaddafi nuk është më lider i Libisë. Në këtë rrugë, Sarkozy ka lëshuar ultimatumin e radhës duke thënë se duhet të ketë nje zgjidhje politike për Libinë.
Lideri i Këshillit të Tranzicionit, Mahmud Xhibrili, gjatë fjalës së tij ka cituar se tashmë ka ardhur koha për një etapë të re për Libinë.
“Beteja jonë ende nuk ka përfunduar. Në rrugë janë të pozicionuar snajper që vrasin civilë. Forcat e Gaddafit ende qëndrojnë rezistente, por beteja ende nuk ka përfunduar”.
Ndërkaq, sipas Pentagonit, Muamar Gaddafi ndodhet ende në Libi, ndërsa nëpërmjet televizionit libian al Orouba, vajza e Muamar Gadafit, Aisha u ka bërë apel popullit të bashkohen kundër NATO-s dhe forcave të jashtme. Djali i kolonelit, Saadi deklaron për CNN se “do donte të negocionte armëpushimin për të evituar gjakderdhjen”. “Kam autoritet për të negociuar”, është shprehur ai.