E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tripoli, raporte për luftime të reja afër kompleksit të Gadafit

Raportohet se afër kompleksit të Muamer Gadafit në Tripoli, që prej ditës së djeshme është nën kontroll të kryengritësve në Libi, janë zhvilluar luftime të reja.

Reporterët në terren thonë se kryengritësit dhe forcat e Gadafit kishin luftuar me armatim të lehtë, me pushka automatike dhe me predha dore, afër këtij kompleksi.

Ndërkaq, 30 gazetarë të jashtëm janë liruar nga një hotel në Tripoli, ku ishin mbajtur për disa ditë nga lojalistët e Gadafit.

Kryesuesi i Këshillit të Tranzicionit Kombëtar, Mustafa Abdel Xhalil, tha se një biznesmen nga Bengazi ka ofruar shpërblim për zënien e Gadafit, në një vlerë prej 1.3 milionë dollarësh.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›