Kosova 2 vjeç, Pack kritikon vendet e BE që nuk e kanë njohur
bashkuar në këtë pikë atëherë ne do të përparonim më shumë, theksoi Pack. Gjithashtu, ajo u shpreh se pas një pranie dhjetëvjeçare të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, EULEX ka filluar punën me një trashëgimi të vështirë. Në këtë drejtim ajo, shtoi se mijëra raste të korrupsionit nuk janë shqyrtuar ende dhe shumë kriminelë nuk kanë dalë ende para gjyqit. EULEX i ka një mision pothuajse të pamundur, që ti përfundojë tani të gjitha këto raste apo t'i sjellë ato në gjykatë. EULEX i po punon në të gjitha fushat, por jo në të gjitha fushat po funksionon si duhet, u shpreh anëtarja e delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian.
Në ditëlindjen e dytë si shtet i pavarur, Kosova njihet nga 65 shtete, nga 192 shtete sovrane anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur Republikën e Kosovës formalisht. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (22 nga 27). Anëtarët e BE vendosin individualisht se a do ta njohin Kosovën, ndërsa BE ka dërguar misionin EULEX për të siguruar paqe mbikëqyrje të jashtme. Njëzetenjë anëtarë të NATO nga njëzetë e gjashtë gjithsej dhe të dy shtetet e ftuara për anëtarësim (Shqipëria dhe Kroacia) e kanë njohur Kosovën. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ndërsa më 27 shkurt 2008, Gjermania ishte shteti i parë që emëroi ambasadorin e saj në Kosovë. Më 8 mars 2008, ministri i parë i jashtëm që e vizitoi Kosovën ishte Carl Bildt, ministër i jashtëm i Suedisë. Autoritetet shpresojnë se ky numër do të rritet. Ministria e jashtme u ka dërguar letra të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë me argumentime se Kosova meriton të jetë shtet dhe se kontribuon për stabilitetin e rajonit. Edhe një kompani izraelite tashti e disa muaj është angazhuar nga qeveria e vendit që me reklama në mediumet më të fuqishme të botës ta bëjë promovimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj.
Festimet për dyvjetorin e pavarësisë
Me rastin e ditëlindjes së dytë të pavarësisë së saj, në Kosovë është festuar me aktivitete të ndryshme. Rrugët, sheshet dhe ambientet e hapura dhe të mbyllura ishin veshur me flamuj të Kosovës, flamuj kombëtar dhe të vendeve që ndihmuan shpalljen e pavarësisë. Shumë personalitete nga këto vende po qëndrojnë në Prishtinë me ftesë të krerëve më të lartë të shtetit, për të festuar së bashku dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në orën 11 të paradites në Parlament u mbajt një seancë solemne ku u radhitën sukseset dhe sfidat e Kosovës. Udhëheqës të lartë botërorë, përfshirë edhe Presidentin amerikan Barak Obama i kanë përgëzuar institucionet dhe qytetarët e Kosovës në këtë festë. Ditëlindja e saj e dytë e gjen Kosovën me sfida ekonomike në paqe dhe një vend kontribuues i stabilitetit në rajon. Në fakt për analistët vendas dhe ndërkombëtarë, një prej sukseseve më të mëdha të vendit pas shpalljes së pavarësisë ka qenë pikërisht shmangja e asaj që trumbetohej me të madhe nga Serbia, eksodi i serbëve të Kosovës.