E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Serbia do luftojë për territorin e saj

Në dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, zyrtarët e Beogradit vazhdojnë të mbajnë qëndrim të njëjtë, duke thënë se Serbia do të luftojë ta mbrojë territorin e saj, duke mos e njohur shtetin më të ri në botë. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç dhe i ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, kanë thënë se Serbia nuk do të heqë dorë nga përpjekjet që me mjete ligjore dhe diplomatike për të ruajtur integritetin dhe

 sovranitetin e territorit të saj. Serbia tha se do të insistojë në bisedime të reja mbi statusin e Kosovës pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të vendosë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, theksoi ai. Ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç ka theksuar tek një e përditshme se pas vendimit të GJND, Serbia do të bëjë çmos për ripërtëritjen e dialogut mbi statusin, në mënyrë që të gjendet zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët. Jeremiçi ka thënë për mediat serbe se në dy vitet e kaluara, Serbia ka bërë luftë diplomatike për Kosovën dhe ka ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›