Kosova: Asnjë eksport drejt KESH-it
Korporata Energjetike Kosovare (KEK) përgënjeshtroi zërat se KESH ka blerë në Kosovë energji elektrike në fund të muajit dhjetor. KEK sqaron se me palën shqiptare është kryer vetëm depozitim dhe asnjë tregti. Për këtë qëllim, KEK ka ndaluar nga puna dy njësi për prodhim të energjisë elektrike në TC “Kosova A”, në mënyrë që në Hidrocentralet e Shqipërisë rezervat hidrike të përdoren sa më shumë për prodhim të energjisë elektrike e të mos humbasë uji. Kjo marrëveshje me KESH-in njëkohësisht ka ndihmuar edhe në uljen e rrezikut nga vërshimet e mëdha në Shkodër. KEK ka marrë deri në 300 MW për orë, apo mbi 5600 MWh brenda 24 orëve, që nga data 26.12.2009. Gjithçka është bërë në bazë të marrëveshjeve KEK-KESH për shkëmbime të energjisë elektrike.
#