Toka nën ujë 11 400 hektarë, 2649 shtëpi janë përmbytur, 5148 persona janë evakuuar

Rritet
hapësira e tokave të përmbytura, personave të evakuuara dhe banesave të
përmbytura. Komiteti Ndërministror, publikoi minutat e para të 14 Janarit, të
dhëna zyrtare që i gjeni dhe në listën e detajuar më poshtë, ku tregohet se ka
arritur në 11 400 hektarë, territor nën ujë, kurse 5148 persona janë evakuuar
dhe 2649 shtëpi janë përmbytur
Shkodër, 13 Janar NOA - Veprimtaria e të
gjitha strukturave të angazhuara për përballimin e emergjencës civile në zonat
e prekura nga përmbytja u analizua sot gjerësisht në mbledhjen e qeverisë e
cila u drejtua sot në Shkodër nga Kryeministri Sali Berisha.
Kryeministri përgëzoi për punën e kryer të
gjithë drejtuesit dhe strukturat e pushtetit qendror e vendor e po ashtu të
institucioneve të përfshira për përballimin e emergjencës si dhe kërkoi edhe
një herë angazhimin e tyre maksimal për të vazhduar me intensitet punën për
kapërcimin e kësaj situate.
Ministrat, anëtarë të Komitetit Ndërministror
verifikuan ashtu si edhe në ditët e mëparshme drejtpërdrejt në terren ecurinë e
operacioneve për evakuimin, shpërndarjen e ndihmave dhe veprimet e tjera për
normalizimin e situatës.
Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha inspektoi
kryerjen e operacioneve në Dajç dhe Velipojë, Ministri i Punëve Publike Z.
Sokol Olldashi inspektoi Bushatin ndërsa Ministri i Bujqësisë Z. Genc Ruli
inspektoi në Komunën Gur i Zi.
Shpërndarja e ndihmave dhe operacionet e tjera
për ditën e sotme u kryen nga strukturat e Forcave të Armatosura në bashkëpunim
me ekipet e ardhura për ndihmë nga vendet e tjera dhe forcat policore.
Një grup ekspertësh të Mbrojtjes Civile
Italiane inspektuan sot argjinaturat përgjatë lumenjve Drin, Bunë dhe Kir.
Ekspertët italianë të shoqëruar dhe nga
ekspertë shqiptarë inspektuan argjinaturat në Reç, Gur i Zi, Vau i Dejës,
Dobraç, Ças dhe Ana e Malit.
Inspektimi i ekspertëve italianë kryhet me
qëllim shqyrtimin e mundësive të ndërhyrjes për përforcimin e argjinaturave përgjatë
lumenjve në zonën e Shkodrës.
Të dhëna mbi numrin e personave të evakuuar,
sipërfaqen e tokës dhe numrin e shtëpive të përmbytura:
Nr
Njësia
vendore
Tokë e
përmbytur
Përsona të
evakuar
Shtëpi të
përmbytura
1
B. Shkodër
250 ha
616
330
2
K. Dajç
2000 ha
2000
1187
3
K. Ana
Malit
1200 ha
282
180
4
K.
Velipojë
2000 ha
200
50
5
K. Bërdicë
2100 ha
810
368
6
K. Guri Zi
1000 ha
730
210
7
K. Bushat
2500 ha
500
300
8
K. Qendër,
M.Madhe
50 ha
10
8
9
K.Rrethina
300
25
16
Gjithsej
11.400 ha
5148
persona
2649 shtëpi
Të dhëna orare për
kaskadën e Drinit
dhe Ulzës: ora 21:00, 13.01.2010
a. Kuotat,
prurjet dhe prodhimi
HEC
K. max.
lejuar
(m)
K. orare
(m)
Dif.
Kuotave orare
(cm)
Prurjet
orare
(m3/sek)
Prodhimi
orar
(MË)
Fierze
296.00
290.12
-2
310
480
Koman
175.00
170.40
-1
200
550
V.Dejes
76.00
74.33
+3
100
250
Ulez+Shkopet
128.80
128.38
+1
100
45
HEC e
tjere
43
Derdhje uji
Fierze
Koman
V.Dejes
Ulez
Shkopet
Porta (m3/sek)
150
200
250
0
0
Agr (m3/sek)
480
660
560
65
80
Total (m3/sek)
630
860
810
65
80