Kosova, Britaniaparalajmëron Serbinëreagon Rusia
NJU JORK- Britania e paralajmëroi Serbinë se çdo përpjekje për të minuar pavarësinë e Kosovës do të nxiste konfrontime të reja me ato vende që e kanë njohur Prishtinën.
Deklarata është bërë nga Zëvendës ambasadori britanik në OKB, Filip Parham mbrëmë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u zhvillua në Nju Jork.
Debati në Këshillin e Sigurimit u përqëndrua në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me të cilin Kosova nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë së saj.
Zoti Filip Parham tha se në dritën e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka ardhur koha që t’i jepet fund debateve rreth pavarësisë së Kosovës, të cilën Serbia dhe aleati i saj Rusia thonë se kurrë nuk do ta pranojnë.
“Procesi ligjor para GJND-së mori fund dhe kjo nënkupton edhe fundin e debatit rreth statusit të Kosovës”, i tha Parham Këshillit të Sigurimit.
Ndërsa ka bërë thirrje për dialog politik mes Serbisë dhe Kosovës, Zëvendës ambasadori britanik në OKB ka bërë dhe një paralajmërim të ashpër ndaj Beogradit.
”Nuk mund të ketë më kthim negociatash mbi statusin e Kosovës apo kufitjë e tij ekzistues”- ka thënë Parham. “Cdo përpjekje për të vazhduar në këtë rrugë do të vendoste Serbinë në një ballafaqim me ato vende që e kanë njohur Kosovën”
“Cdo përpjekje për të inkurajuar ndarjen e Kosovës ose bisedat për statusin do të jenë kundër interesave afat gjata të qytetarëve sit ë Kosovës ashtu dhe të Serbisë”- tha ai duke nënvizuar “se Britania e Madhe do të rezistojë me forcë kundër cdo përpjekjeje të tillë.", shkruan agjencia e lajmeve reuters.
REAGIMI RUS: NA U DUK SI KERCENIM
Një deklaratë e tillë ka provokuar një reagim të ashpër të ambasadorit rus Vitaly Churkin.
“Ne dëgjuam dicka që ishte afërsisht si një kërcënim për konfrontim nga vendet që njohin Kosovën”
“Nuk dinë nëse një delegacioni i është besuar e folura në emër të gjithë këtyre vendeve. Ne shpresomë se shumica e këtyre vendeve do të qëndrojnë në qasjet e përmbajtur”
SHBA PRO KOSOVES
Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënvizuar mbështetjen e plotë ndaj Kosovës.
Zv ambasadorja amerikane Rosemary DiCarlo tha se “Pavarësia është e pakthyeshme dhe kufijtë janë të pacënueshëm”
Nga ana e tij ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic, pavarësisht intepretimit të vendimit të GJND nga zv ambasadori britanik, tha se GJND në asnjë mënyrë nuk dha arsyetimin ligjor mbi pavarësinë e Kosovës.
Ministri i Jashtëm kosovar Skënder Hyseni kërkoi zëvendësimin e rezolutës 1244, e cila vendosi kontrollin e OKB-së mbi Kosovë pas bombardimeve të NATO-s për të detyruar forcat serbe të tërhiqeshin nga Kosova, me një rezolutë të re e cila do ti jepte fundit misionit të UNMIK dhe do të njihte pavarësinë e Kosovës.
Diplomatë të Këshillit të Sigurisë thonë se nuk ka shpresa për momentin, që kjo rezolutë të kalohet pasi kundërshtohet nga Rusia, anëtare e përhershme e OKB-së bashkë me SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Kinën. Ndërsa pr/rezolutën serbe për Kosovën ku kërkohet fillimi i negociatave të reja për statusin, zv ambasadori britanik e quajti "të papranueshme".
Kosova është njohur nga 69 shtete dhe pret që një valë e re njohjesh të fillojë pas vendimit të GJND-së me të cilin ajo nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë së saj.
(s.g/reuters/ BalkanWeb) Lidhje te tjera KS, Hyseni: Koha për bashkëpunim si shtete sovrane