Dielli po zgjohet: Cunamisolar godet planetin toke
LONDER- Satelitët e NASA-s kanë regjistruar shpërthime jo të zakonshme në sipërfaqen e diellit, natën mes 3- 4 gushtit, të cilat ngjasojnë me fishekzjarre të vërteta.
Shkencëtarët thonë se bëhet fjalë për një shpërthim i cila ka shkaktuar një njollë sollare të madhe sa vetë planeti i tokës. Një fenomen të tillë, sipas NASA mund të lidhet me një eruzion të dimensioneve edhe më të mëdha.
Këta shpërthime të unazës diellore shtyjnë në hapësirë dallgë gazi: Një cunam diellor, që sipas shkencëtarëve ndikon dhe në planetin tonë Tokë.
Dallga udhëton nëpër hapsirë dhe përplaset me mburojën magnetike që rrethon planetin tonë. Efekti i parë i i cunamit është një “pushtim” i vërtetë i aurorave boreale në tokë. Shkencëtarët parashikojnë pamje të mrekullueshme nga qielli në Europën Veriore dhe në Amerikën e Veriut duke filluar nga 3 gushti. Këto aurora do të jenë më të bukurat dhe më të shndritshme gjatë gjithëve viteve të fundit.
Por fenomeni shkon përtej këtij spektakli ngjyrash. Astrofizikantët që po monitorojnë diellin shpjegojnë se bëhet fjalë për eruzionin e parë të diellit me përmasa të tilla që vjen drejt planetit tonë dhe nënvizojnë se një shpërthim i tillë mund të shkatërrojë satelitët që do të hasë gjatë rrugës. Sipas parashikimeve të NASA-s të cilat i referohet Telegraph, Anglia mund të gjendet pa energji elektrike dhe mund të ketë një peridhë të gjatë black out. Po kështu do të jenë të pamundura edhe lidhjet telefonike.
Një stuhi e fuqishme diellore është parashikuar më 2013 sipas NASA të gjitha lidhjet informatike dhe elektrike mund të shklatërrohen nga fuqia e aktivitetit diellor që është parashikuar në vitet e ardhshme. (foto marre nga Ap)
(s.g/BalkanWeb)