E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova Hetime per varreza masive ne Maqedoni

Prishtine 27 shkurt NOA 8211 Ministria e Drejtesise e Kosoves pritet se shpejti te kerkoje nga ministrie homologe ne Maqedoni hetime mbi dyshimet per varreza masive me kosovare te vrare gjate luftes ne afersi te Shkupit.

Lajmi behet i ditur nga Ministria e Drejtesise ne Kosove per mediat rajonale. Dyshimet jane per ekzistimin e dy varrezave masive ne afersi te Shkupit prane bregut te lumit Lepence ne zonen ne afersi te kufirit te Bllaces.

Ministria e Jashtme e Maqedonise nuk ka dhene pergjigje lidhur me dyshimet mbi varrezat masive edhe pse kohe me pare ishte paralajmeruar nje nisme per te inspektuar zonat e dyshuara nga komisione te perbashketa ndershteterore te mbeshtetura edhe nga misioni EULEX.

Kerkesa per hulumtimin e varrezave masive ne Maqedoni ishte shtruar gjate muajit qershor te vitit te kaluar ne nje takim midis ish-ministrit te Drejtesise te Kosoves Haki Demolli me ambasadorin maqedonas ne Prishtine Stojan Karajanov.

Ne dy varrezat masive qe jane ne zonen kufitare te Maqedonise me Kosoven jane te varrosur viktimat e vrara dhe masakruara nga forcat serbe te rajonit te Kacanikut Ferizajit dhe zona te tjera perreth gjate luftes se vitit 1999.

Serbia druan nga hapja e kesaj varreze ne vendin fqinj me qellim te mos humbjes serish te imazhit te saj.

NOA/INA

Lajme te ngjashmeCa fjale per kalane ne ShkupRendohet klima politike ne Maqedoni Kontrabanda ndalohet 52-vjecari Denimi i Gjorgjevic per krime ne Kosove vendimi i plote i HagesKiE Te hetohet 21 janari jo presione Prokurorise Lidhjehajredin kuc hetimi lufta Maqedoni masive Shkup varreza

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›