Kusari-Lila Qeveri Thaci 2 e paster si loti

Prishtine 27 shkurt. NOA - Zevendeskryeministrja Mimoza Kusari-Lila njeheresh nenkryetare e AKR-se thote se kushti i tyre per qeveri me duar te pastra eshte permbushur ndersa Qeveria e re eshte e paster si loti.
Sipas saj kushti i AKR-se per PDK-ne qe koalicioni qeverises mund te behet vetem nese qeveria e re perbehet nga persona me duar te pastra ka pasur sukses.
Kusari-Lila ka thene se ne qeverine Thaci 2 nuk frekuentojne ministra te korruptuar ose qe kane keqperdorur parane publike.
Gjate nje interviste per gazeten Zeri ajo eshte shprehur e bindur se AKR-ja dhe Koalicioni per Kosove te Re nuk do te dale jashte kornizave te programit te saj per ti sherbyer partise se kryeministrit Hashim Thaci.
Ajo beson se partneret e koalicionit mund te kene qasje te ndryshme per ndonje ceshtje te caktuar por sipas saj kjo do te ishte normale kurdo qe ndodh.
E pyetur se pse njeri nga figurat kyce te Koalicionit per Kosove te Re Muhamet Mustafa nuk ka pranuar te jete zevendeskryeminister i Thacit dhe nese ka percarje te ketij koalicioni Kusari-Lila ka thene se koalicioni vazhdon te jete i forte ashtu sic ka qene.
Koalicioni ka mbajtur konsistencen edhe ne periudha do te thote te veshtira kur nuk eshte ditur se a do te jemi a nuk do te jemi pjese e qeverisjes. Per arsyet e terheqjes duhet ta pyesni profesor Muhamet Mustafen por ai shume qarte ka deklaruar se do te mbetet pjese e deputeteve te Koalicionit per Kosove te Re dhe do te kontribuoje si deputet i Parlamentit te Republikes se Kosoves ka thene ajo.
Sipas saj kryetari i ri i AKR-se do te zgjidhet sipas afateve kohore te prezantuara ne statusin e partise. Tani pas terheqjes se z. Pacolli do te fillojme me organizimin e kuvendeve neper dege dhe pastaj me organizimin e nje kuvendi te pergjithshem te partise ku do te zgjidhet drejtuesi i ri. Une personalisht nuk kam vendosur a do te kandidoj apo jo per kreun e partise. Kjo ceshtje mbetet e hapur por gjithsesi qe do te jem e angazhuar ne subjektin tim per nje demokraci te brendshme dhe per nje proces sa me te shpejte te perzgjedhjes se udheheqesish se re ka thene Kusari-Lila.
NOA
Lajme te ngjashmeMediat Pacolli shkeli KushtetutenArrihet marreveshja Thaci-PacolliPacolli Oferta e Thacit nuk na intereson mbesim ne opoziteQeverisja e ardhshme ne Kosove mes PDK dhe AKRZgjedhjet gati negociatat per koalicionin e ri Lidhjekusari loti Pacolli Qeveria Thaci