E Diel, 1 Nëntor 2026

Buhler: Në Veri krimi i organizuar financon strukturat radikale

MITROVICE- Komandanti i misionit te KFOR, gjeneralmajori gjerman Erhard Bühler deklaroi se situata në veri dallon prej pjesëve tjera të Kosovës, pasi atje vërtet është një situatë, ku për shumë vite janë vendosur strukturat e krimit të organizuar.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, Buhler tha krimi i organizuar në Veri financon strukturat radikale në këtë pjesë të Kosovës.
“Kjo strukturë radikale është kërcënim real për një mjedis të sigurt dhe stabil. Nuk flas këtu për popullatën në përgjithësi dhe për shumicën e madhe të qytetarëve. Qytetarët janë të ndershëm dhe të qetë. Unë nuk po them këtu se kjo është një pjesë ku vetëm kriminelët jetojnë. Kjo kurrsesi nuk është ashtu”, ka thënë Bühler.

“Në një afat të gjatë duhet të vijmë në një situatë kur nuk do të ketë ushtarë të armatosur dhe në uniformë gjithandej Kosovës. Nuk mund t’i bindni njerëzit jashtë Kosovës, përfshirë edhe investitorët potencialë, se situata e sigurisë është stabile nëse ka ushtarë nëpër rrugët e qytetit”, ka thënë Buhler në intervistën për “Koha Ditore”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›